Klodiana Lala zbardh detaje nga operacioni: Ja vendi ku fshihet Ervin Mata

by editor

Pas operacionit të SPAK ndaj një grupi kriminal i përfshirë në trafikun e drogës dhe në ngjarje të tjera kriminale, gazetarja Klodiana Lala tha se një nga të shpallurit në kërkim, Ervin Mata është personazh i rëndësishëm në fushën e narkotrafikut nga Amerika Latine. Ndërkohë, ajo foli edhe për një personazh surprizë në dosjen e SPAK i dyshuar për përfshirjen edhe në zhdukjen e Ervis Marinajt.

Advertisements

“Ervin Mata është personazhi kryesor i përplasjes në ish-Bllok në vitin 2018 ku u përplas ashpër me Ervin Martinajn. Për këtë ngjarje që në atë kohë u përdor emri i këngëtares, Elvana Gjata, unë e kam bërë të qartë se ishte një përplasje në fushën e narkotrafikut. Përplasja midis dy grupeve kriminale kishte ardhur për shkak të trafikut të drogave të forta. Dënimet ishin mjaft të lehta. Edhe Meviol Bilo, ish-komando u dënua me një dënim qesharak pasi u cilësua një vrasje e atypëratyshme dhe nuk u hetua më gjatë për arsye që mbet t’i hetojë Prokuroria e Posaçme.

Advertisements

Ky është Ervin Mata i konsideruar një personazh dhe faktor kryesor në trafikun e drogave të forta nga Amerika Latine drejt Bashkimit Evropian. Ai nuk qëndron në Shqipëri pjesën më të madhe të kohës. Këtë verë ka qenë një ose dy herë me periudha të shkurtra dhe mendohet se jeton në Argjentinë dhe Bolivi etj. Djali i zt.Breçani, pasi ka lidhje krushqie me Ervin Matën, dyshohet të jetë i përfshirë në çështje të trafikut të drogës. Kush është personazhi surprizë për median shqiptare? Unë e kam njohur disa vite përpara dhe për herë të parë e kam hasur me dokumente zyrtare në 2014 kur autoritetet e Maqedonisë së Veriut, ku dyshohet se ka lidhje edhe me zhdukjen e Ervis Martinit.

You may also like