Klodiana Lala zbulon emrin e biznesmenit që SPAK dyshon se i dhuroi vilë Metës dhe Kryemadhit

by editor

Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka zbuluar se biznesmeni i përmendur me inicialet S.M, në dosjen e SPAK për Metën dhe Kryemadhi, është në fakt biznesmeni më i madh në Shqipëri, Samir Mane.

Advertisements

Ndaj biznesmenit nuk ka asnjë masë dhe akuzë, por Lala tha se ai ka qenë në SPAK për të dhënë deklarime.

Advertisements

Gazetarja shpjegoi se SPAK ka dyshime që biznesmeni i dhuroi një vilë Metës dhe Kryemadhit në këmbim të favorizimit nëprëmjet një ligji, por vetë biznesmeni në dëshminë e tij e ka mohuar, duke deklaruar se çifti Meta-Kryemadhi e kishin porositu vetë këtë vilë dhe më pas e kanë kthyer.

“Zoti Meta dhe zonja Kryemadhi dyshohet kanë përfituar një vilë si shpërblim nga një biznesmen i njohur për shkak se zonja Kryemadhi ka ndikuar që një ligj të miratohet, ose ka propozuar, që ndryshimet të shkonin në favor të biznesmenit. Shtetasi Samir Mane është pyetur nga SPAK. Ai thotë se Meta dhe Kryemadhi kanë bërë porosi, e kanë marrë vilën por e kanë kthyer më pas.

Por SPAK thotë se e kanë përfituar këtë vilë nga zoti Mane, sepse e kanë favorizuar në ndryshimin e një ligji”, tha Lala.

You may also like