Aksidenti me 4 viktima, mes të cilëve edhe mjeku shqiptar Sokol Hoxha ka lënë pas shumë dhimbje.
Advertisements
Stafi mjekësor, infermierët dhe mjekët që punuan me 40-vjeçarin nga Elbasani, kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e jetës së Sokolit.
Advertisements
“Sokol, u kujdes aq shumë për punën tënde na le një boshllëk të madh”.v
I lindur në vitin 1982, 40-vjeçari kishte studiuar për mjekësi dhe ishte baba i një foshnje 4 muajshe. Pas diplomimit, ai shërbente prej vitesh si mjek urgjence në Fossombrone.
Aksidenti i rëndë ndodhi në rrugën 73 bis që lidh Urbinon me Fermignano, brenda tunelit Ca’ Gulino, ku automaulanca në të cilën ndodhej 40-vjeçari u përplas me një autobus që po transportonte fëmijë.
Sipas asaj që mediat italiane bënë me dije më herët autoambulanca u pëprlas me autobusin dhe më pas shpërtheu në flakë. Si pasojë humbën jetën ekipi i urgjencës si dhe pacienti që ndodhej në ambulancën që ishte nisur nga Fossombrone për në Urbino. Ata janë Stefano Sabbatini , Cinzia Mariotti di Acqualagna dhe mjeku Sokol Hoxha, 40-vjeçar me kombësi shqiptare. Humbi jetën edhe pacienti që po transportohej me autoambulancë, 85-vjeçari Alberto Serfilippi.
Ndërsa, të plagosur mbetën 7 persona, mes tyre 4 fëmijë të moshave 7 deri në 13 vjeç, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.