Kombëtarja zbret sërish në fushë, ja kur nisen kuqezinjtë drejt Parmës

by editor

Kuqezinjtë e Sylvinhos janë rikthyer në fushën e Shtëpisë së Futbollit për të kryer seancën e dytë stërvitore, në kuadër të përgatitjeve për dy miqësoret e muajit mars, atë ndaj Kilit më datën 22 në Parma të Italisë dhe ndaj Suedisë më datën 25 në Stokholm.

Ekipi i Silvinjos do të mbyllë përgatitjet në Tiranë ditën e enjte, ku do të niset me avion çarter drejt Parmës.

Advertisements

Po të enjten, trajneri Silvinjo do të dalë në konferencë për shtyp përpara ndeshjes, teksa do të zhvillohet edhe stërvitja e fundit para ndeshjes në stadiumin “Ennio Tardini”.Në po të njëjtin stadium, të premte në datën 22 mars, duke nisur nga ora 20:45, do të luhet miqësorja e parë me Kilin, përballja e parë në histori mes dy kombëtareve.

Ndërkohë, pas ndeshjes me Kilin kuqezinjtë do të qëndrojnë në Parma sepse do të zhvillojnë edhe një seancë stërvitore shumë të lehtë ditën pasuese, ndërsa pas stërvitjes do të nisen menjëherë për në Stokholm dhe nuk do të ketë kthim në Shqipëri.

Advertisements

Në datën 25, Kombëtarja do të luajë ndaj Suedisë në “Friends Arena”, duke nisur nga ora 19:00.

You may also like