Komunikimet në SkyECC, ja kush është shqiptari që u përball me gjykatën italiane që doli në përgjime

Gjykata e Kasacionit e Italisë ka vendosur që të dhënat e mbledhura nga komunikimet e koduara nga SkyECC mes grupeve kriminale, por jo vetëm atyre, mund të përdoren si prova në procedimet penale, për sa kohë ato janë mbledhur në mënyrë të ligjshme dhe në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Advertisements

Alba Kepi gazetare shqiptare në Itali tregoi në një intervistë televizive, se ishte një shtetas shqiptar ai që kishte bërë padinë në gjykatën italiane kundër përdorimit të përgjimeve të përfituara nga këto platforma si provë në hetime.

Advertisements

“Ky vendim ka të bëjë me Shqipërinë, është një vendim që ka hedhur poshtë rekursin e shtetasit shqiptar Ermal Gjuzi i cili është arrestuar në kuadër të një operacioni të rëndësishëm të antidrogës italiane që zbardhi një trafik droge mes Shqipërisë dhe Italisë.

Ermal Gjuzi kishte një biznes të një kooperative bujqësore dhe e përdorte për të pastruar paratë e kokainës. Ka qenë Gjuzi që përmes avokatëve mbrojtës ka kërkuar që ky operacion që bazohej në zbardhjen e përgjimeve të SkyECC të mos përdoreshin si provë kundër tij dhe gjykata vendosi që t’i quajë të ligjshme përdorimin e këtyre bisedave në shërbim të hetimit”, tha Kepi.