Një konflikt mes dy familjeve shqiptare për një borxh prej 5 mijë eurosh, shkaktoi një viktimë dhe 3 të plagosur mbrëmjen e së mërkurës.
Advertisements
Viktima i identifikuar si Dritan Idrizi, u godit 3 herë me thikë, një prej tyre në zemër, nga kryefamiljari, Artur Cerria, i cili nuk kishte ndërmend t’ia jepte borxhin 37-vjeçarin.
Advertisements
Idrizi ishte një emër i njohur për autoritet italiane, ashtu si edhe autori i vasjes, pasi kishin precedentë droge.
Cerria ra në pranga pas ngjarjes së bashku me Gili Quedari, 28-vjeç, që ka qenë mik me viktimën si dhe Admir Shoshari, 54 vjeç, daja i viktimës.
Advertisements
Kujtojmë që Idrizi dhe dy personat e tjerë të arrestuar shkuan të armatosur me çekiçë dhe shkopinj në shtëpinë e Cerrias.