Agron Shehaj ka kërkuar zbatimin e urdhrit të Prokurorisë së Durrësit për sekuestrimin e 102 kontejnerëve në Portin e Durrësit që dyshohet se përmbajnë mbetje toksike.
“Nuk di nëse qeveria e ka marrë vesh por jashtë portit të Durrësit ndodhet një ngarkesë me 102 kontejnerë që prokuroria e Durrësit ka kërkuar ta sekuestroni sepse dyshon që ndodhen 800 tonë mbetje toksike që dëmton jetën e qytetarëve, i përkasin KURUM-it.
Advertisements
Ministri i Brendshme të japë llogari përse nuk zbaton urdhrin e prokurorisë.
Advertisements
Situata është bërë qesharake dhe talleni me qytetarë dhe dhe institucionet. Si ta bëjmë t’i sekurestrojmë në mes të detit? Zbatoni ligjin. Mirë që nuk bëni transparencë por respektoni urdhrin e prokurorisë. Doni të fshihni trafikun me mbetje toksike që keni bërë në Porti i Durrësit. Pse nuk e sekuestroni dhe bëni testimin? Sepse jeni të gjithë të përfshirë”, u shpreh ai.