Kontroll i papritur në banesën e bashkëshortes së Veliajt/Gazetari zbulon detajet e forta: Gjeten dokumente që lidhen …

Gazetari, Isa Myzyraj i ftuar në një emision televiziv u shpreh se gjatë kontrolleve tek banesa tek biznesi ‘’Harabel’’ i Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erion Veliajt janë gjetur një sërë dokumentesh që kanë lidhje me procedimin penal që është kryer ndaj Veliajt dhe familjarëve të tij.

Advertisements

Myzyraj: Ditën e sotme ne kishim informacion se ishte kontrolluar një banesë tek zyrat e ‘’Harabelit’’.

Advertisements

Pra për ta kujtuar që ‘’Harabeli’’ ndodhet në katin e 10-të, të kësaj kulle dhe banesa tanimë është në katin e 11-të.

Ka disa pikëpyetje që ngrihen këtu.

Pikëpyetja e parë, pse banesa nuk u kontrollua bashkë me kontrollet e tjera pra kjo banesë ka dalë më vonë në dritë?

Me siguri nuk ka pasur dijeni SPAK sepse do ishin kontrolluar të gjitha bashkë.

Mund të ketë dalur gjatë hetimeve ose gjatë deklarimeve të personave sepse ne kemi parë që zoti Abule dhe bashkëshortja e tij kanë qëndruar me orë të gjata në SPAK.

Pra edhe mund të ju ketë rrëshkitur ndonjë fjalë për dijeninë e kësaj banese.

Nga infromacione të pakonfirmuara zyrtarisht flitet se kanë gjetur se përfaktin se e kanë mbajtur të fshehtë kanë pasur diçka aty.

Kanë gjetur një sërë dokumentesh.

Flitet që kanë gjetur edhe dokumente të mbyllura mes kasafortave që janë hapur me dhunë por janë të gjitha këto që duhet të vërtetohen gjatë ditëve në vijim.

Por ajo që është e sigurt është se kanë gjetur një sërë dokumentesh që kanë lidhje me procedimin penal që është duke u kryer ndaj Veliajt dhe familjarëve të tij.