Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar gjatë paradites së sotme lidhur me operacionin e zhvilluar një ditë më parë , ku u lëshuan 11 urdhërarreste, nga të cilat janë ekzekutuar vetëm katër.
Advertisements
Mes katër të arrestuarve janë Dedan Gjoni, shef i krimeve në komisariatin e Policisë numër 6 dhe Erzen Breçani, ish-nëndrejtor i Policisë së Tiranës. Ky i fundit u vu në pranga në afërsi të stadiumit “Air Albania”, teksa po bëhej gati për t’u futur në stadium për të parë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe.
Advertisements
Ndër të tjera në njoftimin e SPAK, thuhet se po ashtu është ushtruar kontroll edhe në banesat e tyre, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete, telefona, armë zjarri të ndryshme.
“Më datën 20.11.2023 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, kanë ekzekutuar urdhrat për ekzekutimin e vendimit penal nr.124, datë 17.11.2023, për 4 shtetas, konkretisht për shtetasit E.B., B.M., D.Gj. dhe B.A.
Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës është ushtruar kontroll në banesa dhe ambiente të tjera, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete, telefona, armë zjarri të ndryshme”, njofton SPAK.