Ekspertja e IT, Esmeralda Kazia komentoi në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania deklaratën e grupit të hakerave iranianë “Homeland Justice”. Këta të fundit reaguan përmes një postimi në Telegram, pas tensioneve që u krijuan me policinë, e cila zhvilloi kontrolle brenda kampit të muxhahedinëve.
Advertisements
“Keni ftuar djallin në shtëpi, tani po korrni frytet e punës suaj,” – shkruajnë ata bashkangjitur një lajmi ku MEK pretendon për një të vrarë nga sulmet e policisë, ndërsa kjo e fundit ka bërë me dije se diçka e tillë nuk është e vërtetë.
Advertisements
“Në sigurinë kibernetike asnjëherë nuk mund të jemi 100% të sigurt sepse lufta që bëhet sot është lufta e të dhënave. Lufta për marrjen e të dhënave dhe shkatërrimin e tyre janë dy luftëra që nuk mund të fitohen asnjëherë 100%, por ne thjesht duhet të marrim masa për të ulur numrin e viktimave. Padyshim mund të themi se nga kampi ku janë strehuar muxhahedinët mund të jenë kryer sulme kibernetike kundrejt vendeve të tjera, nuk jemi të sigurt nëse janë kryer dhe kundrejt Iranit. Mendoj që reagimet nga SPAK apo policia janë nisur me indicie të sigurta,” – u shpreh Kazia.