Kontrollet në banesën e Xoxës, avokatja zbulon detaje: Janë gjetur miliona € cash, piktura dhe dokumente që lidhin…

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë zhvilluar një kontroll në një apartament që dyshohet se përdorej nga Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Advertisements

Apartamenti ndodhet në të njëjtën ndërtesë ku është qendra “Harabel”. Dsyhohet se kontrolli është kryer pas zbulimit të komunikimeve që lidhen me këtë pronë, të identifikuara në pajisjet celulare të Veliajt, Xoxës dhe individëve të tjerë.

Advertisements

Avokatja Adriana Kalaja deklaroi se hetimet kanë zbuluar komunikime të dyshuara për korrupsion, ndërsa apartamenti në fjalë quhej në biseda si “apartamenti i keshit”.

Aty dyshohet se janë mbajtur shuma të mëdha parash në mënyrë të paligjshme. Dokumente dhe materiale të rëndësishme për hetimin janë sekuestruar gjatë kontrollit, përfshirë prova që mund të lidhin Veliajn me akuzat për korrupsion dhe pastrim parash.

Sipas Kalasë, vendndodhjen e apartamentit e dinin vetëm Veliaj dhe Xoxa, duke ngritur pyetje për një mundësi tradhtie nga rrethi i tyre i afërt.

Kalaja theksoi gjithashtu dyshime për dekonspirim të operacionit, pasi Ajola Xoxa ishte larguar nga apartamenti pak përpara mbërritjes së agjentëve. Gjatë kontrollit, përveç dokumenteve dhe provave, u gjetën edhe sasi të mëdha parash, piktura të vlefshme dhe një kasafortë, e cila, megjithëse u hap me vështirësi, rezultoi bosh.

Kalaja e përshkroi situatën si një moment krize për të përfshirët, duke sugjeruar se ata po përpiqen të minimizojnë dëmet dhe të shpëtojnë veten. Hetimet e SPAK vazhdojnë, ndërsa akuzat kryesore përfshijnë korrupsionin dhe pastrimin e parave.

‘Informacionet jozyrtare që kam unë, thonë se hetuesit e BKH-së kanë konstatuar se ka pasur shumë komunikime me natyrë korruptive ndërmjet Erion Veliajt, Ajola Xoxës dhe të tretëve.

Këto komunikime janë evidentuar në aparatet celulare të sekuestruara gjatë kontrollit më 6 dhjetor. Gjatë hetimit, janë zbuluar disa fakte, përfshirë një apartament që në komunikimet e çiftit Veliaj quhet ‘apartamenti i keshit’.

Ky apartament ndodhet mbi selinë e ‘Harabel’ dhe është përdorur për sasinë ‘kesh’ të parave, gjë që na çon në përfundimin se bëhet fjalë për para të korruptuara dhe të pista.

Për këtë arsye, dy nga veprat që po heton SPAK janë të lidhura me korrupsionin dhe një tjetër akuzë është pastrimi i parave.

Sipas këtyre informacioneve, më është thënë që në moment që hetuesit e BKH-së, kanë shkuar në këtë aparatament shumë përpara tyre është larguar Ajola Xoxa, madje më kanë thënë që edhe janë shkëmbyer dhe këtu më lind dyshimi se mund të ketë patur edhe dekonspirim të operacionit.

Po sipas informacioneve që kam, aty janë gjetur sasi parash në miliona euro dhe dokumente me vlerë për hetimin, disa prej të cilave janë të lidhura me dosjen kundër Veliajt.

Nëse Xoxa do të kishte pasur informacion për kontrollet, apartamenti do të ishte boshatisur plotësisht. Aty janë gjetur piktura të çmuara me vlerë me miliona € dhe një kasafortë, që është hapur me vështirësi dhe është konstatuar se ishte bosh.

Të gjithë këtë situatë e shoh si momentin e fundit, ‘të shpëtojmë sa më shumë të mundemi dhe secili të shpëtojë veten’, tha Kalaja.