Korçë/ 15 vjeçari në timon, humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga! Lëndohet pasagjeri 13 vjeçar

by editor

jë aksident ka ndodhur pranë degëzimit për në Malin e Moravës. Një 15 vjeçar ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga.

KORÇË- Një aksident ka ndodhur pranë degëzimit për në Malin e Moravës. Një 15 vjeçar ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga.

Advertisements

Si pasojë është lënduar pasagjeri 13-vjeçar, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

“Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një 15-vjeçar, banues në Korçë, pasi në rrugën “Korçë-Mborje”, pranë degëzimit për në Malin e Moravës, ky shtetas duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar një 13-vjeçar, pasagjer në mjet, i cili ndodhet për mjekim në spital”, njofton policia.

Advertisements

You may also like