Jasir Asani po kalon ditë të ethshme sa i përket karrierës së tij. Nga një anë është padyshim emocioni për pjesëmarrjen në Euro 2024, ku ai është protagonist me kuqezinjtë.
Advertisements
Nga ana tjetër, është edhe pritja e tij për të mësuar se ku do të jetë pas Europianit, nëse do të detyrohet të kthehet në Korenë e Jugut, apo do t’i bashkohet një klubi në La Liga në Spanjë.
Advertisements
Asani ka një akord me klubin e Las Palmas, i cili është gati të firmosë me futbollistin një kontratë prej 2,5 vitesh.
Gjithçka është gati mes palëve, por mungon vetëm leja nga klubi koreano-jugor i Guangju, pjesë e të cilit është sulmuesi i Shqipërisë.
Klubi që zotëron kartonin e tij nuk ka gjetur ende gjuhën e përbashkët me Las Palmas për dëmshpërblimin financiar, duke lënë në pritje Asanin. Mediat spanjolle raportojnë se Las Palmas është gati të transferojë Asanin si tani gjatë verës, ashtu edhe në dimër.
Futbollistit i përfundon kontrata me klubin korean në fund të vitit 2024 dhe mund të largohet si lojtar i lirë. Por duke parë situatën e tij dhe marrëdhëniet me klubin, me shumë mundësi do të kalonte një tjetër periudhë të gjatë kohe pa u aktivizuar. Ndaj palët po punojnë për të gjetur një zgjidhje dhe për të bërë të mundur që Asani të transferohet që në verë në radhët e klubit që ka thuajse një vit që e kërkon./PANORAMASPORT.AL