Kosova harron Rumaninë, “Dardanët” i japin leksion Qipros me goleadë (Video)

by editor

Humbja me Rumaninë u harrua shpejt nga Kosova, e cila sot fitoi me mposhti me rezultatin 0-4 kundër Qipros.

Sulmuesi Vedat Muriqi ishte ai i cili i dha sigurinë skuadrës duke shënuar dy gola.

Advertisements

“Bomberit” i mjaftuan 9 minuta për të gjetur golin e parë (me penallti), ndërsa të minutën e 21 shënoi me kokë golin e dytë, i shërbyer në të dyja rastet nga Rrudhani (fillimisht duke fituar penalltinë dhe në të dytin rast duke dhënë asistin).

Liga e Kombeve nisi keq për “Dardanët”, por loja e sotme tregoi se skuadra e Kosovës ka moralin dhe karakterin e duhur për të kthyer faqe.

Advertisements

Pjesa e dytë ishte edhe më e lehtë për përfaqësuesen e Kosovës, me Qipron që nuk arriti të mblidhte veten. Për golin e tretë mendoi Rrahmani, i asistuar nga Rashica, kurse të katërtin e shënoi Dellova. Vlen të theksohet se Rrudhani dha gjithsej tre asiste, duke kontribuar edhe për golin e Dellovës.

You may also like