“Kosovë, ne të dalim zot!”, është kjo logo zyrtare e publikuar nga qeveria për shënimin e përvjetorit të 16-të të Pavarësisë.
Advertisements
“Logoja zyrtare shtetërore për shënimin e 16-të vjetorit të Pavarësisë dhe programi i plotë i manifestimeve shtetërore për shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë, 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Advertisements
Ndërkohë në sheshet e Prishtinës valojnë flamuri i Kosovës, Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Aktivitetet e Qeverisë në Ditën e Pavarësisë
08:00 – Mbledhje Festive e Qeverisë së Republikës së Kosovës
08:20 Ngritja e Flamurit të Republikës së Kosovës
08:30 – Nderime te Monumenti i të Pagjeturve
08:45 – Homazhe te varri i ish-Presidentit Dr. Ibrahim Rugova 08:50 Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi
09:50 – Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz
11:00 – Nderime te Monumenti “Heroinat”
11:15 – Nderime te Monumenti i Policëve të rënë në detyrë
11:25 – Nderime te pllaka e fëmijëve të vrarë gjatë luftës, Oborri i Kuvendit
12:00 – Seanca Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës
17:00 – Pritje shtetërore nga Presidentja, Kryeparlamentari dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës 18:00 Koncerti i Pavarësisë, sheshi i Prishtinës
20:15 – Koncert solem i Filharmonisë së Kosovës, Prishtinë
*Pritjet zyrtare në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës