Kosovë/ Njësia Speciale Intervenuese proteston para godinës së Qeverisë: Nuk zmbrapsemi nga kërkesat tona

by editor

Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës ka protestuar sot para godinës së Qeverisë në Prishtinë, ku parashtruan kërkesat e tyre për rritjen e pagës, kushtet e punës, përcaktimin me përqindje të rrezikshmërisë në punë dhe ligjin e pensionit të parakohshëm.

Advertisements

Protestës së Njësisë Speciale Intervenuese ju bashkua edhe Njësia për Eksploziv dhe Deminim e Policisë së Kosovës.

Advertisements

Përfaqësuesi i këtyre njësive policore i bëri thirrje Kryeministrit Albin Kurti që të merren parasysh kërkesat e tyre.

“Njësia Speciale Intervenuese dhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive jemi mbledhur para objektit të Qeverisë për të protestuar dhe për të shprehur pakënaqësitë e tona lidhur me kategorizimin e rrezikshmërisë në punë, si dhe mos përfshirjen në shtesat tjera të parapara me ligj. Këto dy njësi janë të trajnuara dhe përgatitur me standardet më të larta ndërkombëtare, operatorët e këtyre dy njësive janë të specializuar dhe certifikuar kundër terrorizimit, lirimin e pengjeve dhe rastin ku cënohet siguria kombëtare, janë të specializuar në trajtimin e kërcënimeve me eksploziv dhe bomba. Nuk datojnë nga dje ka më shumë se 10 vite për benefite që na takojnë këto premtime nuk janë realizuar, mungesa e ligjit të pagave edhe nëntë muaj pas miratimit nuk janë marrë kërkesat tona parasysh. Jemi unik në kërkesat tona sepse janë legjitime dhe emergjente. Nuk do të zbrapsemi në realizimin e tyre. Ftojmë qeverinë që të ndërmarrë hapa konkretë”, tha ai.

You may also like