“Kosto marramendëse për operacione plastike?”/ Kryemadhi mesazh ‘live’ Blendi Fevziut

by editor

Monika Kryemadhi ka reaguar “live” për “Opinion” teksa në studion e emisionit tema është përqendruar tek arrestimi i ish-Presidentit Ilir Meta dhe akuzat që SPAK ka ngritur ndaj tij dhe deputetes së Partisë së Lirisë.

Advertisements

Në pjesën e dytë të emisionit, Fevziu ka lexuar mesazhin që i ka ardhur në telefon nga Kryemadhi e cila thotë se sipas saj nuk ka asnjë operacion plastik për të cilin të jenë shpenzuar para. Më tej, ajo shton se shpenzimet janë bërë për mjekime të sajat në 7 vjet për kancer në qafën e mitrës.

Advertisements

Blendi Fevziu: Kam një mesazh nga zonja Kryemadhi, e cila më thotë “Nuk ka asnjë operacion plastik dhe fatura për të cilin u fol është për të gjithë familjen për 7 vjet. 2 operacionet në vite të ndryshme, në 2013-ën 7 mijë Euro, të tjerat janë të gjitha mjekime të miat në 7 vjet për një kancer në qafën e mitrës”.

Ndërkohë, SPAK thotë se nga hetimi ka rezultuar se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk kanë deklaruar shpenzimet mjekësore të kryera gjatë periudhës 2013-2019 në vlerën totale prej 106.125 Euro.

“Nga hetimi ka rezultuar se shtetasit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk kanë deklaruar shpenzimet mjekësore të kryera gjatë periudhës 2013-2019, në vlerën totale prej 106.125 Euro. Nga këto shpenzime, 86.891 Euro janë paguar në cash. Hetimet kanë zbuluar se në deklaratën e Interesave Private Vjetore për vitin 2019, të dorëzuar në ILDKPKI më 29 Maj 2020, këta subjekte nuk kanë deklaruar shpenzimet shëndetësore në vlerën prej 9.000 Euro të kryera në një klinikë private jashtë vendit si dhe dhe shumën 100.000 Euro në llogarinë bankare dy emërore, të cilat i përkasin E.M. dhe F. K.”, njoftoi SPAK.

Prokuroria e Posaçme ka caktuar ndaj Kryemadhit masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur” pasi dyshohet se ka kryer veprat penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore” në 2 raste dhe në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive”.

You may also like