‘Kreu i organizatës del me Becin dhe Veliajn për t’i mbrojtur’, Ahmetaj: Nuk jam zar, të afërmit e mi po i masakrojnë

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar ashpër në një lidhje telefonike në një emision televiziv, ku mohoi akuzat ndaj tij dhe tha se nuk është “zar” i askujt, as i Berishës, as i Ramës.

Advertisements

Ai u shpreh se familja dhe miqtë e tij po përballen me një “masakër”, ndërsa akuzoi kundërshtarët politikë për manipulime.

Advertisements

“Nuk kam bërë asnjë tender të rindërtimit. Unë mbroj vendin tim, familjen dhe miqtë që po i masakrojnë me akuza të pavërteta. A duhet të shkoj unë në burg që Shqipëria të integrohet në Europë? A duhet që fëmijët e mi të dëgjojnë se babai i tyre hyri në burg dhe Shqipëria u integrua?”, deklaroi Ahmetaj.

Ai foli edhe për pretendimet që lidhen me Air Albania, duke thënë se gjoba e përfolur prej 20 mijë eurosh në realitet nuk i kalon 500 euro. Sipas tij, drejtuesit e institucioneve po favorizojnë politikanë të tjerë, ndërsa për të po përgatitet një “masakër”.

“Nuk e shtrembëroj të vërtetën dhe nuk bëj llogari me të. Shqipëria nuk e meriton të jetë në këtë pikë,” theksoi Ahmetaj.

Fjala e plotë:

“Nuk jam zar i Berishës, Nanos dhe as i Ramës, nuk e kam për natyrë të jem zar.

Nuk kam bërë asnjë tender te rindërtimi. Ajo që unë kam mundësi të bëj është të mbroj vendin tim, familjen dhe miqtë e mi që i masakrojnë. Kërkojnë lloj lloj lidhjesh që nuk i kanë. Nuk e kam gënjyer shtetin. Duhet të shkoj unë në burg që të integrohet shqipëria? Po mirë e bëj unë që fëmijët e mi të thonë u fut babai në burg dhe shqipëria shkoi në Europë.

Air Albania thoitë se kam pasur 20 mijë euro gjobë, por edhe nëse kam nuk shkon më shumë se 500 euro maksimumi. Kreu i organizatës del me Erion Veliajn dhe Benet Becin dhe thotë këta kanë mbështetjen time. Për mua thotë se po të ishte ky prokuror unë do ta kisha shumë më keq.

Duket sikur negocioni me të vërtetën, sikur trajtohet më shumë si gjysëm e vërtetë? E vërteta është proces, e dyta unë kam procesin tim të analizimit të të gjitha fakteve dhe letrave që kam. Është edhe mënyra si komunikoj me publikun, unë nuk kam çfarë kërkoj nga kreu i organizatës. Unë pres masakër.

Nuk e shtrembëroj të vërtetën, nuk kam ndërmend të qëndroja 6 orë me publikun që t’ju vinte për të vjellë. Nuk jam 007! Nuk bëj llogari me të vërtetën. Unë e besoj që Shqipëria nuk e meriton të jetë në këtë pikë”, tha Ahmetaj.