Kreu transaksione me vlerë 1 milion euro, arrestohet 41-vjeçari turk në Tiranë. Emri

Një 41-vjeçar turk është arrestuar në Tiranë pasi kishte kryer transaksione të paligjshme me vlerë 1 milion euro.

Advertisements

Në njoftimin e policisë thuhet se 41-vjeçari Ferhat Karakus’ duke përdorur poset e biznesit të tij, kishte kryer transaksione të kundërligjshme, me anë të një karte të një shtetasi tjetër, i cili në momentin e kryerjes së transaksionit nuk ndodhej në Shqipëri. Këto transaksione janë raportuar si veprime mashtrimi dhe nga kompania “MasterCard”.

Advertisements

Ndërkohë bëhet me dije se në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese turke, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të implikuar.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e krimeve kibernetike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Transaksioni”.

Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernerike e DPPSh-së, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Arrestohet shtetasi turk F. K., 41 vjeç, i cili në bashkëpunim me shtetas të tjerë, me anë të mashtrimit kompjuterik, kishte kryer transaksione të kundërligjshme, me vlerë mbi 1 milion euro.

Ky shtetas, duke përdorur poset e biznesit të tij, kishte kryer transaksione të kundërligjshme, me anë të një karte të një shtetasi tjetër, i cili në momentin e kryerjes së transaksionit nuk ndodhej në Shqipëri.

Këto transaksione janë raportuar si veprime mashtrimi dhe nga kompania “MasterCard”.

Në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese homologe, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të implikuar.