Krim i dyfishtë në Shkodër/ Lala zbulon detaje të reja: Kolë Manaj inskenoi v*tëvrasje dhe i dërgoi video..

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar detaje të reja lidhur me ngjarjen që tronditi Shkodrën ditën e sotme, ku 34-vjeçari Kolë Manaj qëlloi me plumb në kokë bashkëjetuesen e tij, Anila Prendushi e cila ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe më pas vrau veten.

Advertisements

Gazetarja Klodiana Lala: Gjendja e saj është e rëndë, është transferuar nga Spitali Rajonal i Shkodrës drejt Traumës, ku është nën kujdesin e mjekëve.

Advertisements

Ka një plumb në kohë dhe është në gjende të rëndë. Mjekët kanë dhënë shumë pak shpresa për të. Ajo është nënë e tre fëmijëve.

Kjo është një ngjarje që nuk mund të parandalohet. Ajo për rreth 5 vite ka krijuar një lidhje me Kolin pas divorcit nga bashkëshorti. Lidhja ishte pranuar nga familja edhe pse kishin të diferencë moshe. Tre javë më parë kanë nisur problematikat mes tyre dhe ajo ka kërkuar ndarjen.

Mendoj që është krim i pastër pasioni, sepse Kol Mani ka inskenuar sikur do t’i jepte fund jetës përmes vetëvarjes në banesën e tij dhe videon ja ka dërguar partneres së tij.

Ajo me idenë për ta ndihmuar, i është lutur që të shkonte dhe ta takonte, dhe t’i zgjidhnin marrëveshjen mes tyre. Ai ka shkuar sot te puna e saj, te një kompleks pallatesh, ajo është futur në makinë për tu sqaruar, se çfarë ka ndodhur brenda mjetit vetëm ajo do e sqarojë. Ai e ka qëlluar dhe me idenë që e ka vrarë ka qëlluar edhe veten.