Krim i rëndë në Greqi/ Daja tenton të përdh*nojë mbesën e tij 11-vjeçare, më pas e vret me kaçavidë! Ky është autori (Foto)

by editor

Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku daja ka tentuar të përdhunojë mbesën e tij 11 vjeçe dhe më pas e ka vrarë atë me kaçavidë.

Advertisements

Sipas mediave helene krimi i rëndë ka ndodhur në Ili, ndërsa policia ka vënë në pranga 37-vjeçarin si autorin e dyshuar.

Advertisements

Gjithçka filloi mbrëmjen e së dielës, ku vogëlushja doli nga shtëpia e saj në Myrtia Ilias për të shkuar te gjyshi.

Pamjet nga kamerat e sigurisë kanë fiksuar një makinë të zezë, e cila rezultoi se i përkiste dajës së saj.

Advertisements

E mitura ka hipur në automjet sepse ka njohur dajën e saj të cilit i besonte. Këtu fillon thrilleri. 37-vjeçari e ka çuar fëmijën në një zonë rurale dhe ka tentuar ta përdhunojë.

Vogëlushja ka rezistuar dhe kur 37-vjeçari ka kuptuar se ajo do të fliste me prindërit, e ka goditur me një kaçavidë në qafë.

Më pas ai braktisi trupin e pajetë të vogëlushes dhe u zhduk.

Oficerët e Sigurimit të Pyrgos që arrestuan 37-vjeçarin kontrolluan të kaluarën e tij kriminale dhe zbuluan se në vitin 2020 ai ishte akuzuar për përdhunimin e një vajze 14-vjeçare.

You may also like