Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë pak ditë më parë, ku një fëmijë 3-vjeçar është dhunuar brutalisht me sende të forta nga nëna dhe njerku i tij dhe për shkak të dëmeve të mëdha në koka, mësohet se i mituri ka pësuar vdekje truri.
Advertisements
Sipas mediave greke, pas arrestimit të çiftit, kujdestaria e 3-vjeçarit Angelos i ka kaluar gjyshërve të tij nga ana e nënës, të cilët kanë deklaruar se duan të dhurojnë organet e nipit të tyre.
Advertisements
“Ajo që kishim frikë se nuk do të konfirmohej, fatkeqësisht u konfirmua. Fëmijës, sipas analizave të fundit të trurit, i ka vdekur truri. Kështu që ai konsiderohet i vdekur klinikisht”, ka thënë drejtori i spitalit ku i mituri është shtruar.
Në një prononcim për mediat, ai tha se gjyshja e fëmijës, e cila ka kujdestarinë, së bashku me gjyshin e tij, na tha se duan që zemra e tij të rrahë tek një fëmijë tjetër që ka nevojë për të.
“Ne po e kontrollojmë, ka disa procedura që duhen bërë. Do shohim nëse organet e fëmijës janë të pajtueshme. Së dyti, ka disa procedura që duhen bërë që të marrim organet ”, tha ai.
Kujotjmë se pas zbulimit të ngjarjes së rëndë nga fqinjët e çifti, këta të fundit u arrestuan ndërsa i mituri përfundoi në spital në gjendje kome, ndërsa tani pësoi vdekje klinike.
Sipas cretalive.gr, 26-vjeçarja, nëna e djalit, ka dalë para hetuesit përgjegjës së bashku me avokatin e caktuar, nën akuzën për tentativë vrasje.
Në dëshminë e saj, 26-vjeçarja pohoi se në tre muajt që ka ardhur me djalin e vogël në Heraklion, 44-vjeçari ka nisur ta rrihte fëmijën, dhe se ajo i ka kërkuar vazhdimisht “të mos e bënte”. Ajo ka thënë ndër të tjera se ka qenë ai që i ka fikur cigaret në trup të voglit, dhe e ka rrahur me shkopinj nga krevati.
Ajo pohoi gjithashtu se ajo vetë kishte frikë prej tij edhe pse ai kurrë nuk kishte qenë i dhunshëm ndaj saj, dhe nuk kishte vënë dorë mbi të ose e kërcënuar. Mirëpo, siç pohoi ajo, ai i kishte marrë celularin, e për pasojë ajo nuk mund të kishte komunikim me familjen dhe njëkohësisht nuk kishte para, kjo e kishte bërë të varur financiarisht prej tij.
Sipas saj, vetëm në dhjetor të vitit të kaluar ajo mundi të fliste me të atin në telefon, por në praninë e 44-vjeçarit, ndaj, siç pretendonte ajo, nuk mundi t’i tregonte se çfarë po ndodhte, po thjesht e pyeti nëse mund t’i dërgonte disa para.
Ai tha gjithashtu se të dielën (26 janar) ditën kur u zbulua dhuna ndaj vogëlushit, fëmija u ngrit mirë, i gëzuar. Siç ka përmendur, partneri e ka dërguar për t’i marrë kafe dhe kur është kthyer është gjendur përballë situatës, me tre-vjeçarin në koma.
Cretalive.gr, raporton se ata që ndodhen këto ditë pranë 26-vjeçares, u bën përshtypje të madhe apatia me të cilën duket se po përballet me të gjithë situatën.
Përshtypje të mëdha ka krijuar përgjigja e saj kur hetuesi, i cili e ka dëgjuar me vëmendje gjatë gjithë kërkimit të faljes, e ka pyetur nëse e di që fëmijës së saj ka vdekur truri?
“Çfarë është kjo, ai do të mund të lëvizë më?”, dyshohet se është përgjigjur vajza 26-vjeçare, ndërsa hetuesi i ka shpjeguar se të miturit i rrihte vetëm zemra dhe se nëse fëmija do vdiste, ajo do akuzohej jo për tentativë vrasje, por për vrasje.
Ajo dyshohet se nuk ka dhënë përgjigje kur hetuesi e pyeti se pse nuk e la 44-vjeçarin dhe pse nuk këkroi ndihmë askund.
Edhe avokati i saj, sipas informacioneve, thuhet se e ka pyetur në një moment nëse po përpiqet të mos qajë apo qëndrimi i saj është i tillë? Sërish 26-vjeçarja nuk është përgjigjur.
“Nuk e kam prekur kurrë fëmijën”, mësohet se ka deklaruar para togave të zeza 44-vjeçari. Sipas tij, ka qenë 26-vjeçara ajo që e ka dhunuar fëmijën dhe se ai ka tentuar të denoncojë por nuk ka mundur ta bëjë, edhe pse siç ai pretendon, kishte fakte.
“Nuk kam lidhje me dëmtimin e fëmijës. Për të gjitha është faji i nënës së tij. Nuk e kam prekur kurrë. Edhe të dielën në mëngjes, nuk e kuptova që ra zilja. I pashë shenjat dhe mavijosjet në trupin e tij, pyeta nënën e tij se çfarë kishte ndodhur dhe ajo vazhdoi të më përgjigjej se Angelos ra dhe u vra.
Videot e rrahjeve të fëmijës i kisha në celular sepse doja ta denoncoja, por sa herë më thoshte se po ta bëja do më denonconte vetë. Ndihem shumë keq që nuk munda të parandaloja më të keqen”, tha njerku 44-vjeçar.