Krimi në familjen shqiptare në Greqi/ Flasin fqinjët e çiftit në Fier: Ishin familje e rregullt. Kastrioti thoshte se Alba ka ikur nga shtëpia

Ngjarja e rëndë në Athinë ku Alba Cenko u gjet e pajetë në papafingon e shtëpisë, pasi u vra me çekiç nga bashkëshorti i saj 39-vjeçar, Kastriot Cenko, ka shokuar banorët e Shën Pjetrës në Fier.

Advertisements

Banesa ku çifti jetonte me nënën e tij, e cila ishte larguar drejt Greqisë për të kaluar festat e fundvitit me djemtë e saj, është e mbyllur, ndërsa fqinjët janë të tronditur nga krimi makabër.

Advertisements

Ndërkohë një prej fqinjëve, nusja e djalit të së cilës është motra e të ndjerës, tregon mes lotësh se prej ditësh nusja e saj nuk po mund të lidhej me të motrën dhe ishte tepër e shqetësuar. Në emër të Albës, i kthente përgjigje Kastrioti që hiqej sikur ishte djali, ndërsa vetë autori në rastet kur u përgjigjej telefonatave, thoshte se ajo është larguar nga banesa.

“I njohim si njeri të rregullt, hallexhi, familjar, pavarësisht se jeta ndryshon me ditë. Koha bën të veten, emigracioni. Kishin dy fëmijë. E njohim për njeri të rregullt. Ka gati 7-8 vite që ka ikur. E paimagjinueshme. U shtangëm. Vinin me pushime. Nusja e tij shumë e thjeshtë. E rregullt si njeri. Edhe si familje tregojnë për ta, se unë s’e njoh, janë familje e mirë. Edhe këta si vëllezër janë të mirë. Në Greqi janë si familje.”, tha një fqinj.

“Unë sot e mora vesh, është një akt shumë i keq për atë që ka bërë. Janë njerëz të mirë, nuk janë ndjerë për diçka të keqe, dhe s’e kuptoj se si e ka bërë atë gjë ai djalë. Shumë gabim, nuk e donte ta linte. Vetëm për të vrarë jo. La fëmijët vetëm, këtë nuk e llogjikoi. Për mua, këto janë familje e nderuar, të mirë, të shkëlqyer, se si e bëri ai, nuk e di.”, shtoi një tjetër.

“Na vjen shumë keq. Mirë kanë qenë, nuk kanë pasur konflikte. Nuk Nuk flas dot. Më vjen keq shumë. E ëma e Kastriotit do të ikte në Greqi. Do ta merrnin çunat andej për të kaluar vitin e ri. Ikte çdo vit te çunat. Kur e ke komshi, kemi ngrënë dhe pirë bashkë, na vjen shumë keq. Nuk kam fjalë. La edhe fëmijët.“, thotë një fqinje mes lotësh.

“Kam motrën e nuses. Nusja e djalit tim është motër me të. Kishin vite që kishin ikur në Greqi. Këtu është njohur me gruan. Grindje dhe zënka ka. Se di se si ishte puna. Vinin me pushime, ishin edhe në behar. Erdhi edhe Alba vetë. E morën në telefon dhe thoshin se na ka humbur, ka ikur me dashnorin. Me dëshirën e vet. Thoshte ajo që mirë që ka ikur, por të na marrë njëherë. A është gjallë apo jo“, u shpreh në tjetër.

Çifti kishte dy fëmijë, 9 dhe 12 vjeç, të cilët ndodheshin në banesë teksa ndodhi krimi por po flinin./abcnews.al