Krimi në firmën e inerteve në Kurbin, ja kush është ekonomisti që mbeti i vrarë dhe pronari i plagosur

by editor

Selman Mihana është ekonomisti i cili u vra me armë zjarri mëngjesin e sotëm (10 shkurt) në firmën e përpunimit të inerteve në Kurbin. Ndërsa pronari i plagosur është identifikuar si Ardian Gjeloshi

Advertisements

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa efektivët ndodhen në vendin e krimit.

Advertisements

Fabrika e përpunimit të inerteve është e pajisur me kamera sigurie, që mund të kenë filmuar autori/ët e ngjarjes së rëndë.

Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea kanë shkuar në ndihmë të policisë vendore që po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Krimi ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00 në fshatin Gurez. Ekonomisti i firmës Selman Mihana, rreth 70 vjec, ka humbur jetën pasi u qëllua me armë.

Ndërsa është plagosur pronari Ardian Gjeloshi, rreth 51 vjec, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

You may also like