Krimi në Shkodër/ Vrau bashkëshorten në hotel dhe tentoi t’i jepte fund jetës, zbulohet identiteti i turistit amerikan (Emri)

Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në Shkodër ku një turist ka vrarë bashkëshorten dhe tentoi ti jepte fund jetës.

Advertisements

Krimi raportohet se ka ndodhur brenda në hotel, ndërsa autori i dyshuar është identifikuar si 57-vjeçari Brandon Saporito.

Advertisements

Ky i fundit ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkohë bashkëshortja e tij, rreth 53-vjeçe, ka humbur jetën në vendngjarje, sipas informacioneve paraprake.

Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, si edhe nuk ka një njoftim nga policia.