Krimineli më i rrezikshëm i Ekuadorit zhduket nga burgu

by editor

Quito – “I burgosuri më i kërkuar i Ekuadorit”, kreu i grupit kriminal Los Choneros, u zhduk nga burgu ku po mbahej, thanë autoritetet të dielën dhe nisën një operacion për gjetjen e tij.

Advertisements

Gjenerali Cesar Zapata, komandanti kombëtar i policisë, tha në një konferencë për shtyp se forcat e armatosura të vendit kishin përcaktuar se një nga të burgosurit në burgun Guayaquil ishte zhdukur.Ndërsa Zapata nuk e përmendi të burgosurin me emër, zyra e prokurorit tha se do të hetonte “arratisjen e dyshuar” të Jose Adolfo Macias, liderit të Los Choneros.

Advertisements

Macias, pseudonimi i të cilit është “Fito”, u dënua në vitin 2011 me 34 vjet burg për krime të ndryshme, përfshirë trafik droge dhe vrasje.

Los Choneros është një organizatë kriminale që autoritetet e kanë lidhur me zhvatjen, vrasjen dhe trafikun e drogës, ndër krime të tjera, dhe të akuzuar për kontrollin e burgjeve kryesore të vendit.

“Ne jemi mirënjohës për guximin dhe përkushtimin e forcave të zbatimit të ligjit, të cilët, në një operacion që përfshin më shumë se 3,000 njerëz, kanë ndërhyrë në burg në kërkim të të burgosurit më të kërkuar”, tha zëdhënësi presidencial Roberto Izurieta në konferencë shtypi.

Organizatat kriminale rivale përplasen shpesh në burgjet e mbipopulluara të Ekuadorit dhe shifrat zyrtarë tregojnë se më shumë se 400 të burgosur kanë vdekur që nga viti 2021.

You may also like