Mëngjesin e kësaj të hëne, kryebashkiaku Devollit Eduard Duro, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), i shoqëruar nga avokati i tij.
Advertisements
Paraqitja e Duros në SPAK, vjen pas dy javësh pasi u mor i pandehur për veprën penale “shpërdorim detyre”.
Advertisements
Kryebashkiaku i Devollit, akuzohet se ka licensuar një biznesi karburanti në Bilisht që ishte ndërtuar pa leje.
Hetimet për këtë rast, kanë nisur pas një kallëzimi penal të depozituar në SPAK nga një subjekt tjetër.
Advertisements
Ende nuk ka një komunikatë zyrtare nga ana e SPAK, në lidhje me ngjarjen në fjalë.
Në lidhje me këtë çështje, Duro në një reagim zyrtar u shpreh se sektori i tatim taksave, ka dhenë autorizim për shitje karburanti brenda dhe konform ligjit.
“Sektori i tatim taksave ka dhënë autorizim për shitje karburanti brenda dhe konform ligjit. Shtetasit J.K dhe M.K kanë bërë denoncim se ky dokument nuk duhej dhënë subjektit “Genci Petrol”. Kam firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji dhe nuk bëhet fjala për shpërdorim detyre por për detyrë të plotësuar në kushtet e një kryetari bashkie”, – deklaroi kryebashkiaku socialist.