Deputetja e PL, Monika Kryemadhi akuzoi Prokurorinë e Posaçme se ka nxjerrë “sekrete hetimore” në njoftimin zyrtar për mediat të publikuar një ditë më parë, ku detajoheshin hetimet kundër saj dhe Ilir Metës.
Advertisements
Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi ka ironizuar SPAK teksa tha se a do ti nxjerrë Prokuroria e Posaçme mesazhet që ka me Endri Fugën, Edi Ramën apo Mimi Kodhelin.
Advertisements
“Jam e bindur që është shkruar në zyrën e Endri Fugës. Jam shumë kurioze dhe ta dijë a do t’i nxjerrin ato mesazhe që kam unë me Endri Fugën, me Edi Ramën, me Mimi Kodhelin, me Milena Hariton. Megjithëse unë atë kohë, me thënë të drejtën, dashuri me ministrat e PS-së kam pasur, se me ministrat e LSI-së kam qenë në konflikt të hapur”, tha Kryemadhi.
Kryemadhi shtoi se është e vendosur të vazhdojë përplasjen e saj juridike dhe politike lidhur me çështjen e incineratorëve dhe dyshimet për manipulimin e zgjedhjeve me para jolegalisht të fituara.
“Do të kemi komunikime të tjera, sepse do të studiojmë dosjen, do të përballemi në sencat gjyqësore”, shtoi Kryemadhi.