Kryemadhi “zbardh” përplasjen në sallën e gjyqit me SPAK-un: Arben Kraja ka gruan drejtoreshë të Prokurimeve në Bashkinë e Tiranës, si mund të flasë për incineratorin

by editor

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka folur sërish pas daljes nga GJKKO për akuzat ndaj saj dhe ish-bashkëshortit Ilir Meta.

Advertisements

Ajo akuzoi prokurorët dhe e cilësoi drejtësi të inkriminuar.

Advertisements

Sipas saj, “të gjithë këta të BKH-së a dini kush i ka trajnuar. Burri i Romana Vlahutin. Ai e ka fituar projektin nga BE për trajnimin. Ndiqni paranë”, theksoi ajo.

Mes të tjerash, Kryemadhi u shpreh se; “unë nuk e kam fustanin si Ajola Xoxa që e ka D&G dhe thotë ma ka qepur gjyshja. Unë i kam të deklaruara”.

Advertisements

“Sot kam kuptuar që veglat njëpërdorimëshe të Edi Ramës dhe të grupit të strukturuar kriminal që nga inceneratorët, “5D”, koncesionet, ne sot i pamë në fyturat e tyre të veshura me togat e zeza. Prandaj nuk ka më asnjë shpresë për një sistem drejtësie të kapur, të inkriminuar.

Sot kanë bërë një provokim të hapur për mua dhe familjen time. E dinë marrëdhënien time me z. Meta dhe na kanë futur në një sallë, kur secili ka masë arresti dhe seanca duhet të ishte individuale. Asnjë nga ne nuk është akuzuar, por të dyshuar.

Për të larguar vëmendjen kërkojnë të bëjnë dhe një shoë mediatike dhe politik, ndoshta dhe emocional. Më vjen keq që emocionet e tyre nuk i kënaqim dot.

Ku kanë bythë me fol ata. Ku flasin dot pa lejen e Ramës. Arben Kraja a e ka mbesën në Bashkinë e Tiranës drejtore të prokurimeve.

Ilir Meta për mua sikur i përkëdheli ata, jo sikur i kërcënoi. Unë nuk jam besimplotë në SPAK as te drejtësia e Vlahutin. Të gjithë këta të BKH-së a dini kush i ka trajnuar. Burri i Romana Vlahutin. Ai e ka fituar projektin nga BE për trajnimin. Ndiqni paranë. Unë paranë ndoqa ngaqë shkova tek ata.

Me lekët e mia i kam blerë. Mos i kam blerë me lekët e Edi Ramës apo të SPAK.

Unë nuk e kam fustanin si Ajola Xoxa që e ka D&G dhe thotë ma ka qepur gjyshja. Unë i kam të deklaruara.

Kam rritur në Titranë në 1974. Nuk kam ardhur në Tiranë. Kam mbaruar Universitetin e Tiranës, kam mbaruar master doktoraturë, të gjitha dhe me forcat e mia.

Nëse ka një gjë, po të kisha para për të fshehur nuk përdorja karta krediti, por para cash. Dhe këta prokurorët që rezultojnë si të ndershëm, po t’i futesh TIMS-it. Edhe operacionet e grave, të vajzave dhe të të dashurave”, deklaroi Kryemadhi.

You may also like