Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane. Siç raportohet shqiptari hiqej si turist dhe jetonte nëpër hotele. Gjithashtu i riu shqiptar është denoncuar nga qytetarët. Efektivët e qytetit vunë re lëvizjet e dyshimta, teksa e arrestuan duke kaluar disa gardhe.
Advertisements
Policia i ka gjetur mbi 2 mijë euro cash, dy celularë. po ashtu brenda një pakete cigaresh, u gjetën mbi 10 gramë kokainë, të ndarë në 18 doza.
Advertisements
Më tej, në dhomën e hotelit ku banonte shqiptari, u gjet një tjetër telefon, i cili u mundësoi oficerëve të gjurmonin një nga bashkëpunëtorët e të arrestuarit.
Komisariati i Policisë bëri me dije se shqiptari hynte në Itali si turist, duke kryer krime në të gjithë territorin. Në këtë mënyrë i është kërkuar prefekturës një urdhër dëbimi drejt Shqipërisë.
Advertisements