Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme do të kemi mbizotërim të motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta kalimtare. Më të theksuara kthjellimet do të jenë përgjatë shtrirjes Perëndimore. Ndërsa alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të ketë edhe në zonat malore verilindore dhe juglindore.

Advertisements

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Advertisements

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 7 / 14 °C,

në vendet e ulëta: 3 / 15 °C,

në vendet malore: -1 / 14 °C.