“Ku janë paratë e Bechetit?”- Deputetët e PD nuk lejojnë Ramën të flasë për buxhetin! Demokratët të gjithë në këmbë

by editor

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në seancën plenare për të folur për buxhetin, por sapo ai ka filluar të flasë është ndërprerë nga deputetët e PD, të cilët u ngritën të gjithë në këmbë.

Advertisements

Ligjvënësit demokratë po i kërkonin llogari kryeministrit Rama, ndërsa kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi ku drejtua duke i thënë “Ku janë paratë e Bechetit?”.

Advertisements

Në nisje të fjalës së tij, Rama dha lajmin se për bonusin e pensionistëve është parashikuar një fond prej 100 mln euro, ndërsa shpjegoi edhe mënyrën si do të shpërndahet.

Sipas tij pensionistët me pension deri në 20 mijë lekë do të marrin 150 euro, ndërsa ata mbi 20 mijë do të marrin 100 euro.

Advertisements

“Në hyrje të kësaj fjale dua tu përcjell të gjithë pensionistëve të Shqipërisë lajmin e mirë se në ditët në vijim qeveria do të çlirojë një fond prej 100 mln euro për burnusin e fundvitit. Ky bonus do të ndahet në dy shkallë, të gjithë pensionistët që kanë një pension deri në 20 mijë lekë, 200 euro do të marrin trefishin e bonusit të deri djeshëm përmes një bonusi të ri prej 150 euro. Ndërsa pensionistët që kanë një pension më të madh se 20 mijë lekë do të marrin dyfishin e bonusit të mëparshëm përmes një bonusi prej 100 euro”- tha Rama.

You may also like