Kryeministri Edi Rama ka vizituar lagjen e re të rindërtuar në Krujë, e cila përmbyll procesin e rindërtimit në këtë bashki.
Advertisements
Kreu i qeverisë është pritur nga banorët, e prekur nga tërmeti i vitit 2019, që janë futur në banesat e tyre në këtë lagje.
Advertisements
Rama shkëmbeu batuta me një nga banoret e cila në momentin që mbërriti kryeministri i dha dorën dhe e përqafoi.
Pjesë nga biseda:
Banorja: Ku je o ta shtoftë Zoti jetën! Ta bëftë Zoti mbarë siç ta ka bërë ( I jep dorën dhe e përqafon)
Rama: Zgjati pak por erdhi, nuk kishit shumë besim, jo shumë por nuk kishit fare.
Banorja: Si nuk kemi besim, se e ke kapur me këtë fjalë. Por si nuk kemi besim
Rama: Po të mbaj mend unë ty
Banorja: Ti i shtrive dorën gjithë botës, ne nuk lypim 100 lekë për borxhe
Rama: Lëre se të mbaj mend kur erdha këtu dhe më thoshe mua ‘ec more ec, se kshu eee…’ Të mbaj mend mirë.