Kreu i PD-së Sali Berisha ndodhej në banesën e tij në rrugën “Mustafa Matohiti” në kryeqytet, në momentin kur GJKKO vendosi për të zëvëndësimin e masës së sigurisë nga “detyrim paraqitje” në “arrest në shtëpi” me mbikqyrje policore, ku do t’i ndalohen kontaktet me personat e tjerë, përveç se me familjarët që qëndrojnë në të njëjtën banesë.
Advertisements
Mësohet se lideri demokrat gjatë ditës së sotme nuk ka dalë prej banesës së tij dhe nuk është shfaqur në selinë e Partisë Demokratike si zakonisht duke zgjedhur që ta mësojë lajmin nga banesa e tij.
Advertisements
Drejtoria e Krimit Ekonomik të Policisë së Shtetit ka marrë urdhrin e ekzekutimit nga GJKKO dhe pritet t’i drejtohet banesës së Berishës në rrugën”Mustafa Matohiti” për t’ia komunikuar. Çdo ditë, një efektiv i Policisë do të trokasë në derën e Berishës për të parë nëse ai ndodhet aty apo jo.
Edhe pse e konsideron si një vendim politik të diktuar nga kryeministri Edi Rama, Berisha pritet ta respektojë vendimin për masën “arrest në shtëpi” të caktuar nga GJKKO. Të paktën këtë ka lënë të nënkuptohet nga deklarat e tij në media.
Advertisements
Berisha akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim. Ish-kryeministri i ka konsideruar akuzat ndaj tij dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, si sulm politik, pasi sipas tij, nuk ka asnjë fakt dhe dokument që të ngrihen dyshimet mbi akuzat.
Sipas SPAK-ut, Berisha në kohën kur ka qenë kryeministër ka vendosur në funksion të interesave të dhëndrit të tij bazën ligjore, si edhe ka ushtruar presion mbi vartësit për të nxitur plotësimin sa më të shpejtë të procedurave të kthimit të pronës dhe privatizimit të godinave të degraduara të ish-klubit sportiv “Partizani”.
Ndërsa, për Jamarbër Malltezin dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi, SPAK-u deklaron se ata kanë përfituar shuma të mëdha financiare nga tjetërsimi i truallit në ndërtime të larta.