“Ku shkon me atë emër, do të…”- Vdekja e Dr.Florit, shkak që të largohej nga Shqipëria? Rrëfehet “Big Basta”: Ishim shumë miq, e tmerrshme kur e mora vesh

Reperi, Gerald Xhari, i njohur ndryshe si “Big Basta”, ka treguar për herë të parë në një intervistë emocionuese se si lindi emri i tij artistik dhe ndikim i madh që ka pasur i ndjeri Dr. Flori në jetën e tij.

Advertisements

Big Basta

Sipas Big Bastës, ky emër nuk ishte zgjedhja e tij fillestare, por ishte Dr. Flori ai që e këshilloi për të bërë këtë ndryshim.

Advertisements

Në një rrëfim të sinqertë, Big Basta shpjegoi se fillimisht kishte një emër tjetër për karrierën e tij muzikore, po Dr. Flori, të cilin e konsideronte si një nga mentorët më të rëndësishëm të tij, i tha se me atë emër do ta tallnin.

“Kam pas një emër tjetër, ai më tha që ku shkon me këtë emër, do tallen me ty, nuk janë gati shqiptarët për këtë emër, ti nuk je bastard. Kemi qenë në shtëpinë e tij dhe më tha ‘vëre Big Basta’”, kujtoi Big Basta në ‘S’e luan Topi’.

Dr. Flori

Për reperin, Dr. Flori ka qenë një mentor po edhe një mik i ngushtë.

“Kishim shumë miqësi bashkë, për mua ishte si mentor,” tha ai. “Karriera e tij ishte e madhe, shkruante tekste me mesazhe të forta dhe me tematika që kishin vlera.”

Një moment tragjik për Big Bastën ka qenë vdekja e Dr. Flori-t, një humbje që duket se e goditi në jetën e tij, duke e shtyrë të merrte edhe vendimin për t’u larguar nga Shqipëria.

“Një nga arsyet pse kur lindi djali, vendosa ta provoja edhe jashtë shtetit, ishte shenja që kishte lënë Dr. Flori,” tregoi ai.

Gerald Xhari ose Big Basta: Dr. Flori i e vendosi ermin tim “Big Basta”. Një nga reperët e mi të preferuar përveç Tupac, ka qenë edhe “Ol’ Dirty Bastard”, ka shkruar histori, ka qenë pjesë një bande. Kam pas një emër tjetër, ai më tha që ku shkon me këtë emër, do tallen me ty, nuk janë gati shqiptarët për këtë emër, ti nuk je bastard. Kemi qenë në shtëpinë e tij dhe më tha ‘vëre Big Basta’.

Kishim shumë miqësi bashkë, për mua ishte si mentor, karriera e tij ishte e madhe, shkruante tekste me tematika me mesazhe. Tragjike ka qenë vdekja tij. Ishte e tmerrshme kur e mora vesh.

Një nga arsyet pse kur lindi djali vendosa ta provoja dhe jashtë shtetit, ishte shenja që kishte lënë Dr.Flori, sepse të jetosh në një vend si Shqipëria dhe të shikosh që një artis shumë i madh të na lërë për x gjë… Ishte e tmerrshme. Kisha frikë për të ardhmen e djalit.