Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU) kanë paralajmëruar për reshje të dendura bore dhe shira intensive në pjesë të ndryshme të vendit gjatë ditës së sotme (12 janar) dhe nesër (13 janar).
Advertisements
Zonat e prekura sot pasdite nga reshjet e dëborës do të përfshijnë zonat Veriore, Verilindore, Qendrore dhe Juglindore, në lartësi mbi 300 metra nga niveli i detit.
Advertisements
Ndërkohë, qarku Vlorë do të përballet me reshje shumë intensive, ndërsa reshje intensive priten në qarkun Gjirokastër.
Qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Korçë do të kenë reshje mesatare deri intensive, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të përjetojë reshje mesatare dhe të dobëta.
Sa i përket ditës së nesërme, më 13 janar, reshjet do të jenë më të dobëta, por shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për periudha të shkurtra mund të shkaktojnë vërshime në zonat urbane, veçanërisht në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.
Sa i përket temperaturave, minimalja dhe maksimalja e ajrit pritet të arrijnë në bregdet 5 – 12°C, në ultësira 5 – 10°C, në zonat malore -4 – 4°C.