Kujdes nga mesazhet “surprizë”/ Paralajmëron eksperti: Ju vjedhin të dhënat personale e bankare, mos klikoni…

by editor

Shumë qytetarë kanë marrë në rrjetet e tyre sociale mesazhe mashtruese, origjina e të cilave ende nuk dihet. Eksperti i IT-së Kadri Manaj apelon që të mos klikojmë në linqet që na vijnë pasi të tilla mesazhe synojnë marrjen e Informacioneve Financiare. Këto mesazhe mashtruese tregojnë që hakerat po përdorin teknika gjithnjë e më të sofistikuara për të mashtruar përdoruesit e rrjeteve sociale.

Advertisements

Eksperti i Teknologjisë dhe Informacionit, Kadri Manaj bën apel që të mos klikojmë në linqet që vijnë. Por nëse e keni bërë këtë gabim, duhet të ndërroni pasëordin dhe të shtoni sigurinë. Manaj thotë se mesazhet mashtruese kanë si synim orientimin e poseduesve të llogarive drejt linqeve mashtruese me qëllim marrjen e parave nëpërmjet kartës debit në posedim të llogarive të personave të mashtruar, në mënyrë të padrejtë.Eksperti thotë se origjina e këtyre mesazheve mund të jetë nga vende të ndryshme ku kryesisht goditen vendet e vogla.

Advertisements

You may also like