KUJDES PAMJE TË RËNDA/ I gjakosur, me bluzë të grisur nga plumbat, fotot e para të ekzekutimit të mafiozit grek

by editor

Pak pas orës 02:00, autorët i janë afruar makinës së 44-vjeçarit

Advertisements

Top Channel ka arritur të sigurojë fotot e para pas ekzekutimit të mafiozit grek, ku duket trupi i shpartalluar nga plumbat.

Vangjelis Zampounis, 44-vjeçari mafioz i cili u ekzekutua me 80 plumba në orët e para të mëngjesit, ishte një nga emrat më të njohur në skenën e mafias dhe krimit. Ai njihej me pseudonimin Zabunis.

Advertisements

Ai ishte akuzuar si drejtues i një grupi zhvatësish, por edhe për disa vrasje, për të cilat nuk u gjetën prova. Ndaj tij pati një tjetër atentat në vitin 2018 në Pire, por arriti të mbijetonte, pasi i kishte ngecur arma autorëve, por edhe falë ndërhyrjes së policisë, e cila i dha ndihmën e parë.

Po ashtu, ai akuzohej si ekzekutori i bandës së vëllezërve Vlastos, të vrarë njëri një burg dhe tjetri me atentat të ngjashëm me këtë të sotmin. Zabunis tentoi ti bënte atentat gjykatëses që po gjykonte vllezërit Vlastos në 2012 por ngjarja u shmang falë ndërhyrjes së policisë, shkruan Protothema.

Pak pas orës 02:00, autorët i janë afruar makinës së 44-vjeçarit, e cila ishte e parkuar përballë karburantit në pronësi të tij, në kryqëzimin e rrugëve Frantzis dhe Ilias Ilios dhe e kanë qëlluar me kallashnikov. 44-vjeçari ra i vdekur në tokë, ndërsa makina e tij u bë shoshë nga të shtënat. Autorët dyshohet se e dinin programin që po ndiqte viktima dhe e qëlluan atë derisa u siguruan se nuk do të kishte asnjë shpresë për të shpëtuar. Sipas informacioneve, në xhipin e përdorur nga autorët kanë qenë të paktën tre persona, ndërsa në vendin e ekzekutimit policia ka gjetur 81 gëzhoja.

You may also like