Kujdes, sot është e premte dhe…data 13! Pse konsiderohet ‘ditë tersi’?

Për supersticiozët numri 13 sjell ters, po ashtu edhe dita e premte, por edhe kur bëhen bashkë këto dyja, si dita e sotme, njërëzit mundohen të shmangin lëvizjet, të shtyjnë takimet për një ditë tjetër.

Advertisements

Sipas vlerësimeve, më shumë se 60 milionë persona në të gjithë botën ndikohen shumë nga kjo ditë dhe preferojnë të qëndrojnë në shtëpi.

Advertisements

Data 13 dhe e premtja konsiderohen secila si ters, por kur bashkohen, kombinimi është “katastrofik”.

Nëpër disa linja ajrore, prej kohësh radha 13 nuk figuron më. Ekzistojnë disa teori mbi origjinën e kombinimit të kësaj date dhe dite

Numri 13 është numër ters që thyen numrin e plotë 12. Dymbëdhjeta shihet si numër i plotë, si reflektim i 12 muajve të vitit, 12 numrave të orës, 12 perëndive të Olimpit, 12 fiseve të Izraelit, 12 apostujve të Jezusit, 12 ndjekësve të Muhamedit në besimin islam shiit, 12 shenjave të zodiakut e të tjera.

Sa i përket së premtes, ajo konsiderohet një ditë ters të paktën që prej shekullit XIV. Gjithashtu e premte ishte edhe dita e kryqëzimit të Jezu Krishtit.