Si çdo të premte astrologia Chrysanthi Kalogeri në emisionin “Shije Shtëpie” bëri parashikimin e javës që vjen. Sipas saj na presin ditë të qeta pa aspekte astrologjike. Megjithatë nuk do të mungojnë sfidat dhe përballjet për pjesën më të madhe të shenjave.
Advertisements
Duke i paralajmëruar nga njëra anë që të jenë të kujdesshëm në komunikimin me të tjerët, astrologia nga ana tjetër këshilloi gjithashtu që të mos u besojnë njerëzve, ose më saktë premtimeve të tyre.
Advertisements
“Java në përgjithësi është e mirë, është shumë e qetë. Nuk ka aspekte astrologjike të veçanta. Vazhdojmë që të jemi nën ndikimin e Hënës së plotë, e cila na hodhi para ngjarjeve të papritura. Theksoj që dita e enjte dhe e premte do të jenë dy ditë që nuk duhet t’u besoni njerëzve që ju bëjnë premtime boshe ose që ju ofrojnë diçka. Nga ana tjetër mos premtoni gjëra që doni t’i realizoni, por mundësitë ju kushtëzojnë. Për ju që doni të bëni një marrëveshje pune duhet të jeni shumë të kujdesshëm në atë se çfarë do të thoni ose të bëni”, tha astrologia.
Dashi – Keni kaluar një periudhë që ndjeheni ndoshta pak në presion, ose në një shqetësim i cili ka të bëjë më tepër me veten tuaj. Një shqetësim i brendshëm që ndoshta disa herë është pa arsye. Është momenti i duhur për të zgjidhur problemet familjare, është momenti që të kujdeseni më tepër për jetën personale. Të enjten dhe të premten jini të kujdesshëm në takimet që do të bëni, jo se ka ndonjë gjë të veçantë, por premtimet që do u japin njerëzit e rrethit tuaj nuk do të realizohen ashtu siç ju dëshironi. Fundi i javës ju premton zgjidhje të problemeve. Duhet të jeni të duruar dhe të fokusoheni në marrëdhëniet që krijoni.
Demi – Për ju ka filluar një periudhë ku jeta sociale favorizohet dhe ka një lulëzim. Duke filluar nga data 18 fokusohuni më tepër në jetën sociale dhe zgjeroni rrethin shoqëror. Duhet të fokusoheni në sferën financiare duke qenë shumë të kujdesshëm në lëvizjet që do të bëni. Mos shpenzoni pa plan. Njëkohësisht mos hyni në marrëveshje financiare me të afërmit tuaj. Në datën 23 dhe 24 do të gjeni mbështetje nga miqtë dhe njerëzit me të cilët ndani përditshmërinë.
Binjakët – Është momenti që të fokusoheni në karrierë, punë dhe jetën sociale. Organizoni sa më mirë përditshmërinë, për arsye se ndoshta do të kemi defekte, ku disa gjëra nuk do të shkojnë ashtu siç ju e kishit planifikuar. Të enjten dhe të premten mos i bëni bisht punës. Mos sugjeroni asgjë nëse nuk jeni të sigurt në atë se çfarë keni në mendje. Nuk do të mungojnë përfitimet ekonomike dhe mbështetja nga prindërit tuaj. Puna juaj do të vlerësohet dhe për këtë do të vlerësoheni.
Gaforrja – Nervozizmi brenda jush nuk ka kaluar ende. Vazhdoni të bëheni nevrikë me gjëra shumë të vogla. Megjithatë është momenti që të përforconi gjërat që keni arritur dhe të bëni një rishikim të situatës ku gjendeni, duke vendosur fokusin në punë dhe karrierë. Shijoni gjërat në një aspekt më objektiv me laps dhe letër. Gjatë kësaj jave do të merrni nga larg, që mund të jenë më të këqija nga sa mendonit. Të enjten dhe të premten kujdes në lajmet që do të merrni. Nëse keni ndër mend që të bëni ndonjë plan për të ardhmen më mirë shtyjini për nga fundi i javës.
Luani – Kjo javë është shumë e rëndësishme për ju në lidhje me sferën financiare. Duhet të punoni në mënyrë që të rrisni të ardhurat. Nëse keni ndërmend të bëni një hap përpara në fushën e karrierës ose të ekonomisë, më mirë bazohuni në forcat tuaja. Premtimet që do u japin nuk do të realizohen. Ndërkohë e diela dhe e hëna që vjen është e përshtatshme për të bërë biseda dhe takime intime, ku do të merrni vërtet mbështetjen që keni nevojë.
Virgjëresha – Kjo periudhë vendos fokusin në marrëdhëniet e bashkëpunimet. Një nga preokupimet tuaja do të jetë krijimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve të çdolloji. Jini të kujdesshëm në vlerësimin e situatave. Të enjten dhe të premten, kujdes në atë se çfarë dëgjoni dhe atë se çfarë do të thoni. Kujdes me ata që janë në lart se ju, eprorët. Fokusohuni në sferën financiare, pasi do të keni vonesa e pengesa. Datat 23 dhe 24 janë shumë të mira për të rregulluar marrëdhëniet.
Peshorja – Është momenti që gjatë kësaj jave të fokusoheni në çdo gjë që lidhet me përditshmërinë tuaj. Mund të jeni pak më të ekspozuar sa u përket problemeve që lidhen me shëndetin. Por, mos lini punën pas dore. Një udhëtim që kishit planifikuar mund të anulohet. Datat 23 dhe 24 shfrytëzojini për të dhënë më të mirën.
Akrepi – Periudha për ju është erotike. Të gjithë planetet janë mbledhur në shtëpinë tuaj të pestë, kështu që përveç dashurisë do ju preokupojnë dhe gjëra të tjera. Ju që merreni me biznes ose me krijimtari është një periudhë që do ju mundësojë të realizoni shumë nga ato që dëshironi. Në datat 20 dhe 21 një ekzagjerim ekziston në iniciativat apo shpenzimet që keni planifikuar të bëni. Datat 23 dhe 24 do të jenë ditë shumë të mira në çdo drejtim, sidomos për të stabilizuar planet e së ardhmes.
Shigjetari – Preokupimi juaj gjatë kësaj periudhe do të jetë familja e shtëpia, por dhe jeta personale. Jeni në një fazë ku favorizoheni kryesisht në marrëdhëniet e bashkëpunimet, pasi do të keni shanse të mira. Trajtoni më mirë marrëdhëniet tuaja edhe nëse mund të jenë më të ekzagjeruara se sa duhet. Me një entuziazëm të ekuilibruar do të gjeni zgjidhjen e duhur. Periudha për ju është erotike, pasi Afërdita është në shtëpinë tuaj të pestë. Mirëpo, nuk do të mungojnë as vonesat e zhgënjimet. Në fund të javës do të gjeni zgjidhje për problemet që do të hasni në fushat e ndryshme të jetës.
Bricjapi – Vazhdoni të jini të kujdesshëm në marrëdhëniet tuaja. Keni akoma pengesa për të kaluar, por disa probleme do të gjejnë zgjidhje e sidomos ato që kanë të bëjnë me karrierën e familjen. Është një periudhë që dalëngadalë ju çon drejt zgjidhjes. Të enjten dhe të premten do të keni takime përmes të cilave do të promovoni punën dhe do të korrigjoni disa defekte që keni në përditshmëri. Mos imagjinoni më mirë nga sa duhet gjërat. Nga ana tjetër duhet të evitoni keqkuptimet. E diela dhe e hëna janë dy ditë shumë të mira për të promovuar punën, për t’iu rikthyer një bashkëpunimi, por ekziston mundësia që të takoni ish-in tuaj.
Ujori – Duhet të fokusoheni kryesisht në sferën financiare dhe në atë pjesë që ka të bëjë me fitimet tuaja. Do të keni përfitime nga puna, por nga ana tjetër duhet të bëni një organizim sa më të mirë të të ardhurave dhe shpenzimeve. Nëse doni të bëni plane për të ardhmen ose një investim duhet të keni mirë parasysh që duhet të veproni me laps e letër. Ndërkohë e diela dhe e hëna që vjen janë ditë që mund të përfitoni nga ana financiare dhe të organizoni më mirë përditshmërinë.
Peshqit – Në datën 18 kalon dielli në shenjën tuaj kështu që fillon një periudhë që duhet të nxirrni më në pah veten. Fokusohuni tek vetja. Fillon një cikël i ri për ju, deri në ditëlindjen tuaj të ardhshme. Nga ana tjetër është një periudhë erotike ku do të keni rikthime nga e kaluara, por njëkohësisht është një periudhë ku duhet të fokusoheni dhe në sferën financiare. Mund të keni disa vonesa ose pengesa, por do të keni dhe surpriza. Në fund të javës mund të keni realizime shumë të mira në jetën personale, por dhe në fushën e krijimtarisë. Në datat 23 dhe 24 do të keni mundësi të rregulloni marrëdhëniet tuaja e aq më tepër në dashuri. Kjo është një javë e qetë dhe pa probleme.