Në një emision televiziv është diskutuar për hetimet e SPAK ndaj organizatës kriminale të Suel Çelës, ku bëri mjaft bujë dosja ku përmendeshin gazetarët Hoxha dhe Qyno, por ku mungon blerja e votave.
Advertisements
Bushati tha se SPAK nuk guxon të kryejë asnjë hetim që cënon mazhorancën, ndërkohë që Klodiana Lala deklaroi se SPAK ka kryer hetime në interes të publikut, pavarësisht se ka probleme si institucion.
Advertisements
Debati:
Andi Bushati: SPAK nuk guxon as të afrohet.
Ergys Mërtiri: A e morën Beqjan?
Andi Bushati: Nëse këta spin doktorat e SPAK, nuk do ti hidhnin turmave si qen Artan Hoxhën dhe Qynon, ne do të flisnim për këto gjëra. Ata hodhën gjithë urrejtjen e turmave te dy gazetarët, për të vërtetuar edhe shprehjen që mediat janë kazanë, ndërkohë për kazanin e madh nuk u fol.
Ergys Mërtiri: Fajin e ka SPKA për këtë?
Andi Bushati: SPAK-u të thoshte këto lekët e kokainës a kanë blerë vota? Apo kanë rrejtur Fevziun? Se nuk i plas trapi njeriu që ka bërë një emision mashtrues Fevziu. Në të gjithë botën, po the u kap anchorman i CNN, mediat do të merren me atë. Prokurorët e mësojnë në shkollë se si duhet devijuar vëmendja e publikut, kur do të ruash një gjë.
Klodiana Lala: Unë thashë një detaj të rëndësishëm, kur u bë arrestimi, në një nga automjetet u sekuestrua një bllok që ka dhjetëra emra zyrtarësh, që bëhet fjalë për pagesa, tendera, leje ndërtimi. Pra, ne duhet të orientonim publikun dhe të merreshim me këto emra. Ti kërkojmë llogari SPAK për atë bllokun voluminoz. Kush janë? Si i kanë përfituar lejet e ndërtimit? Pse e kishte këtë një i dyshuar si i krimit të organizuar. Organizata e Suel Celës ka grumbulluar vota në favor të PS, e dimë.
Andi Bushati: Vetëm SPAK nuk e di…
Klodiana Lala: A nuk jeni pak kontradiktor, pasi SPAK po godet një organizatë që deri dje nuk ishte prekur fare? Ne e dinim të gjithë, kam thënë që në Elbasan kontrollohen kamerat statike nga krimi. Kamerat i zhdukte krimi. Tenderat i merrte krimi. Ky SPAK me gjithë problemet që ka…
Andi Bushati: Ka axhende për të instaluar Edi Ramën në pushtet, nuk bën gabime.
Klodiana Lala: Ti thua që SPAK po instalon regjimin e Ramës, por ky SPAk ka goditur një organizatë që ishte në shërbim të Ramës. Pra këto nuk qëndrojnë.
Andi Bushati: Dënohet Suel Çela por pa prekur kapobandën.