“Kujt po i çon mesazh për lojën që po bën me mua?”/ Egli i kthehet Gjestit: Mos luaj pisët me mua, e ke bërë zi…

Mbrëmë Gjesti ka shkruar një këngë të re në shtëpinë e “Big Brother VIP” dhe vendosi që t’a ruante te pasqyra e tij

Advertisements

Mbrëmë Gjesti ka shkruar një këngë të re në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Ai ka vendosur që tekstin t’a vendosë te pasqyra pranë krevatit të tij, ku Egli i kishte bërë dedikim kur ai ishte në ‘shpellë’.

Advertisements

Gjesti e fshiu këtë dedikim dhe pranë tekstit vizatoi edhe disa simbole. Kjo që nuk i pëlqeu aspak Eglit dhe vendosi që t’a pyeste banorin nëse këto janë dedikime apo jo.

“Është personale e imja. E di shpirti”, i tha Gjesti, ndërkohë Egli këmbënguli t’i tregonte se si është e vërteta:

“Nuk më bën dot për budallaqe. Nuk po flas për tekstin e këngës, e kuptoj atë, e kuptoj përjetimin, je artist e shkruan. Kujt po ia çon këtë mesazh jashtë? Kush do të të kuptojë për lojën që po bën me mua?”.

“Është personale e imja, i kam përjetuar këto fjalë edhe thjesht i kam ndarë qysh i kam përjetuar. Qysh më kanë bërë të ndihem unë këto fjalë”, iu përgjigj Gjesti.

Ky i fundit i tha Eglit se edhe ajo ka shkruar, ashtu po shkruan dhe ai. Por jo vetëm kaq, pasi Gjesti i tha se edhe ajo ka dërguar mesazhe indirekt me tekstet e saj.

“Ky është dedikim, mesazh për jashtë. Unë nuk kam shkruar kështu. A je normal? Me shkruajtur poezi? Turp të kesh, nuk je artist”, i tha më pas Egli.

“Mos luaj pisët me mua. A do me luajtur? Luajmë, mos ki mëshirë. Shumë gabim e ke. Shumë zi e ke bërë, t’a tregoj unë sa zi e ke bërë. Unë kam ardhur me një fytyrë këtu dhe dua të dal po me fytyrë. Të lutem ma bëj këtë nderë, se veç mirë ke parë prej meje. Ok? Kaq. Kam cipë”, vazhdoi më pas Egli.