Gjesti ka hapur zarfin e fundit të ‘valixhes së tundimeve’, ku ai sërish kishte një rol shumë të rëndësishëm
Advertisements
Gjesti ka hapur zarfin e fundit të ‘valixhes së tundimeve’, ku ai sërish kishte një rol shumë të rëndësishëm. Ai ka në dorë që të thotë emrat e shtatë prej ish-banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”, që do të futen në një televotim dhe tre prej tyre do të rikthehen në garë sërish.
Advertisements
“Kuku tmerr qenka”, tha Gjesti pasi lexoi vetë se çfarë kishte të shkruar në zarf.
“Tre ish banorë do të rikthehen në shtëpi! Ti ke në dorë të përzgjedhësh 7 prej të eliminuarve, të cilët do të përfshihen në një televotim. Nga ku televotim, 3 prej tyre do të rikthehen në lojë dhe do të bëhen sërish pjesë e garës”, lexoi Gjesti.
“Ça kam hequr me i heq Vëllai i Madh”, tha banori pasi lexoi zarfin.