Kultivuan qindra bimë kanabisi, arrestohen 2 shqiptarë

by editor

Agjentët e Gardës Civile në Spanjë kanë zhvilluar operacionin anti-drogë të koduar “Lomas”, për përgjigjur kultivimit të lëndëve narkotike ku janë arrestuar 2 shqiptarë.

Advertisements

Hetimi i agjentëve spanjollë ka nisur që prej vitit 2023, kur policia u vu në dijeni për një grup personash shqiptarë që dyshohej se kultivonin lëndë narkotike brenda një ferme të madhe në qytetin Alhaurin el Grande.

Advertisements

Policia gjithashtu gjeti një instalim të madh elektrik dhe të sofistikuar të lidhur ilegalisht, ku vetëm llambat e përdorura vlerësohen rreth 20 mijë euro.

Dy shqiptarë u arrestuan gjatë kontrollit në plantacion dhe një shtetas tjetër nga Çekia. Ata dyshohen për veprat penale të përfshirjes në organizatë kriminale dhe lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Gjykata spanjolle, nga ana e saj caktoi masën e sigurisë së “arrestit në burg” për 2 prej tyre.

You may also like