Në rrjete sociale po qarkullojnë postime të vjetra, të cilat pretendohet se janë bërë nga Rozana Radi gjatë kohës kur Neda Balluku ishte pjesë e “Big Brother 4”.
Advertisements
Në këto postime, Rozana shpreh qëndrime të forta kundër Nedës, duke përfshirë edhe shprehjen: “Mbajeni këtë Nedën larg nga rrugët kryesore kur të dalë, se do ta shtyp me makinë. Uaa më acaroi.”
Advertisements
Rozana, gjatë qëndrimit në shtëpi, ka shprehur shqetësime për çështje nga e kaluara që lidhen me Neda Ballukun, e cila tani është opinioniste e spektaklit. “Kur ka qenë Neda në ‘Big Brother’ para shumë vitesh, kam bërë statuse në Facebook dhe kur ka dal ka thënë: ‘Më ka rënë Rozana’. Tani i ka rënë guri në dorë. E di që e ka me mua, por s’ka problem, unë po e dëgjoj”, është shprehur Rozana gjatë qëndrimit në shtëpi, shkruan Anabel.al
Në diskutimet mes tyre gjatë prime-eve, Neda ia ka bërë të qartë Rozanës që ka qenë kjo e fundit që është marrë me një vajzë të re, që nuk i kishte bërë asgjë.