Kur Berlusconi s’mbante dot të qeshurën në konferencë me Berishën: Na sillni vajza të bukura shqiptare, unë jam beqar… (Video)

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi është komentuar jo pak për batutat e tij pikante në vitin 2010, kur asokohe qeveriste Partia Demokratike.

Advertisements

Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e kohës, Sali Berisha në Romë, Berlusconi ka bërë disa batuta lidhur me moratoriumin e skafeve.

Advertisements

Berisha sapo i kishte premtuar se deri në fundit të qeverisjes së tij nuk do të hiqej ligji i moratoriumit të skafeve.

“Unë nuk dua që trafikantët të mbysin shqiptarët në det”, tha Berisha.

Berlusconi iu kthye: “Mund të bëjmë një përjashtim, lejohen vetëm ata që sjellin vajza të bukura”.

Një tjetër mundësi fotoje, dhe Berluskoni nuk i lë shakatë “ju e dini se unë jam beqar…”.