“Kurthe dhe gënjeshtra”, astrologia paralajmëron shenjat e horoskopit për datën 25 shtator. Ja pse

by editor

Java e tretë e shtatorit që ndodhet mes dy eklipseve do të shënojnë shumë ngjarje dhe dinamika për shenjat e zodiakut. Astrologia Chrysanthi Kalogeri në “Shije Shtëpie” paralajmëron shenjat për këtë javë dhe veçanërisht për datën 25 e cila sipas saj do të jetë një ditë ekspresive e mbushur me të papritura për çdo shenjë.

Advertisements

Chrysanthi Kalogeri, astrologe:

Advertisements

Jemi në javën midis dy eklipse, pra eklipsit të parë që u zhvillua në datën 18 Shtator dhe eklipsit tjetër që do të vijë në datën 2 Tetor. Dje kishim ekuinoksin e vjeshtës, dielli kaloi në gradën 0 të Peshores dhe kam thënë shumë herë që këto harta, si harta e ekuinoksit të vjeshtës nuk ka rëndësi në nivel personal, por ka rëndësi në nivel kozmik, pra do të kemi në nivel botëror në sektorin e ekonomisë, politikës, dhe të jetës sociale. Flet për mbyllje kapitujsh, hapje dhe zhvillime pozitive në rrugën e njerëzimit së bashku me një mbrojtje dhe një mbështetje që do të kemi nga Universi, pra ka një mesazh të mirë për ne. Deri në datën 26 do të kemi biseda, ide, kontakte, takime që do të jenë shumë të rëndësishme dhe do të na japin zgjidhjet e duhura. Shumë pozitive janë datat 23 dhe 24, kujdes veçanërisht në datën 25 pasi konceptimi i gabuar që ne do i bëjmë situatës apo një fjale që mund të na thuhet apo një komenti, mund të sjellë keqkuptime. Mund të ketë zhgënjime, kurthe të vogla dhe paralelisht ka gënjeshtra me dashje ose padashje. Kjo klimë mund të vazhdojë pak edhe të premten, e cila është një ditë që me mendim të thellë mund të arrijmë rezultatet që duam dhe të gjejmë zgjidhjen e duhur. Shumë i mirë është fundi i javës, e shtuna, e diela dhe deri në fund të muajit, ku kemi një lidhje harmonike mes Marsit dhe Saturnit, kërkohet organizimin, disiplinë, punë dhe këmbëngulje, por që na çon në arritjen e suksesit.

Dashi: Është një javë shumë e rëndësishme për ju, që dje dhe deri në datën 26 është një periudhë shumë e rëndësishme për marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja, pasi duhet të jeni shumë të vëmendshëm. Paralelisht Afërdita që ka kaluar që sot në shenjën e Akrepit zgjon brenda jush dëshirat tuaja më të thella, kështu që do të jetë një nga preokupimet tuaja dhe paralelisht do të jeni më të fokusuar në burimet financiare që do u duhen për investime dhe mbështetje për t’i realizuar ato. Këtë javë deri në datën 26 do të gjeni zgjidhje për të organizuar sa më mirë punën dhe përditshmërinë tuaj, por dhe zgjidhje të cilat do të sjellin një burim të ri të ardhurash. Në datën 25 mos replikoni në komente që mund të krijojnë prapaskena dhe gjeni kohën të çlodheni nëse shikoni që jeni të lodhur. Fundi i javës dhe fundi i muajit do të heqë një barrë që ju ndjeni.

Advertisements

Demi: Një periudhë shumë pozitive për ju, sot dhe deri në datën 26 ku mund të fokusoheni tek mbështetja që do të gjeni nga miqtë dhe rrjeti juaj social. Paralelisht mbështetja ka të bëjë me jetën tuaj personale, me krijimtarinë tuaj dhe nga të gjitha ato që ju do të merrni nga të dashurit tuaj, nga njerëzit e afërt, por dhe nga gëzimet që iu premtojnë fëmijët. Nga sot dhe deri në datën 26 fokusohuni në përditshmërinë dhe punën tuaj, përvishni mëngët, organizojeni sa më mirë atë dhe paralelisht do të keni shanse unike dhe në marrëdhëniet e bashkëpunimet tuaj. Më të kujdesshëm duhet të jeni në sferën financiare, të jeni pak më të kujdesshëm tek shpenzimet që do të bëni. Fundi i javës premton mbështetje nga një person i rëndësishëm i rrjetit tuaj social dhe mbështetje në planet dhe synimet tuaja për të ardhmen.

Binjakët: Një periudhë shumë e rëndësishme për ju do të jetë kjo javë dhe kujdes veçanërisht ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës. Sot dhe nesër keni shanse shumë të mira ku mund të zgjidhni një problem familjar, një problem personal dhe paralelisht të gjeni një mbështetje nga njerëzit e afërt. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm në punë dhe ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës në datën 25 evitoni gabimet dhe mos kërkoni nga njerëz që janë më lart se ju. Fundi i javës dhe fundi i muajit ju shpërblen për mundin dhe lodhjen. Që dje dhe deri në datën 25 kaloni një periudhë shumë të ndjeshme erotike, shumë premtuese për jetën tuaj personale.

Gaforrja: Nga sot dhe deri në datën 26, një nga preokupimet tuaja do të jenë familja, shtëpia dhe miqtë. Pra do të preokupojë më shumë jeta juaj familjare dhe ngrohtësia që do të doni të gjenit në familje tuaj. Afërdita kalon në shenjën miqësore të Akrepit dhe në shtëpinë tuaj të pestë ku do të sjellë fat, dashuri dhe krijimtari. Sot dhe deri në datën 26 duhet të jeni më të kujdesshëm në bisedat që do të keni. Në datën 25 kujdes nga lajmet që do të merrni nga larg ose nga këshillat që do iu japin të tjerët. Një vlerësim i gabuar mund të udhëheqë në keqkuptime. Fundi i javës dhe fundi i muajit premton një bashkëpunim, marrëveshje ose lidhje në jetën tuaj emocionale.

Luani: Fillimi i javës dhe kryesisht deri në datën 26 iu gjen të preokupuar me sferën financiare dhe me mbështetjen që ju kërkoni të gjeni. Sot dhe nesër mund të përfitoni që të keni një përfitim ekonomik të përkohshëm ose një premtim ekonomik që do të japë frytet duke filluar që sot dhe më pas. Kujdes datën 25, mos bëni asnjë këmbim financiar sepse mund të keni një humbje. Që dje dhe kryesisht pas datës 26 një periudhë shumë e mirë për takime dhe kontakte, ku duhet që ju vetë të jepni prezencën tuja dhe të promovoni punën tuaj. Kalimi i Afërditës në shenjën e Akrepit do iu ndihmojë që të ndjeheni më mirë shpirtërisht. Fundi i javës dhe fundi i muajit ju premton përmes takimeve dhe bisedave intime të gjeni mbështetjen e duhur në lidhje me planet dhe projektet që ju keni.

Virgjëresha: Një periudhë e rëndësishme për ju kjo javë dhe sidomos deri në datën 26 sepse Mërkuri, përfaqësuesi juaj nga sot dhe deri në datën 26 bën shumë aspekte. Sot dhe nesër përmes bisedave dhe kontakteve që keni do të gjeni zgjidhje për të ardhmen tuaj. Njëkohësisht do të ketë shumë gjëra të mira dhe për jetën tuaj personale, por duhet të jeni të kujdesshëm në datën 25 pasi ju do të vlerësoni gabim ato që do të thonë të tjerët dhe do të lindin keqkuptime. Ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës jeni shumë të ndikuar këtë javë në sferën tuaj financiare. Fundi i javës premton një bashkëpunim ose një marrëdhënie personale.

Peshorja: Është muaji i ditëlindjes suaj dhe le të themi gëzuar ditëlindjen. Ju të lindurit në ditën e parë të shenjës do të kaloni dhe eklipsin, fokusohuni tek vetja dhe arritjet tuaja. Duhet të bëni një program sa më të mirë për vitin që po kaloni. Gjatë Tetorit është një periudhë shumë e rëndësishme për të ardhurat tuaja. Kujdes duhet të keni në datën 25 dhe 26 mos lini mbresa tek të tjerët që mund t’iu komentojnë. Fundi i javës dhe fundi i muajit do të sjellë një fitore në jetën profesionale.

Akrepi: Kalimi i Afërditës në shenjën tuaj ju bën që të ndjeheni më simpatikë dhe më joshës. Kjo javë deri në datën 26 kërkon që të fokusoheni në rrethin tuaj shoqëror ku përmes vullnetit tuaj do të realizoni dëshirat dhe planit që keni për investime, por kujdes në keqkuptimet dhe në vlerësimet e gabuar.

Shigjetari: Një periudhë shumë e rëndësishme kjo javë deri në datën 26 dhe kryesisht për ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës, duhet të jeni shumë të fokusuar në jetën tuaj sociale dhe në karrierën tuaj. Trajtojini me qetësi problemet që mund të lindin në familje në datën 25, dhe lini mbresa sa më të mira këtë javë, pasi kjo do të ketë ndikim dhe në vazhdimësi. Ndërkohë që fundi i javës dhe fundi i muajit premton një mbështetje dhe ndihmë ekonomike reale në lidhje më një problem që ka të bëjë me pronën ose shtëpinë.

Bricjapi: Që dje dhe kryesisht nga data 26 të jeni sa më të fokusuar në jetën, karrierën dhe rrethin tuaj shoqëror. Të gjitha planet që keni bërë ka ardhur momenti që t’i realizoni, do të keni mundësi nga sot dhe deri në datën 17 Tetor, dhe më pas të zgjeroni rrjetin tuaj miqësor dhe social, ku përmes tij do të gjeni dhe njeriun tuaj të zemrës. Fillimi i kësaj jave është shumë e rëndësishme për lajme që ju prisni nga larg dhe gjithashtu është shumë i rëndësishëm dhe për jetën tuaj personale. Fundi i javës dhe i muajit premton një bashkëpunim shumë frytdhënës.

Ujori: Nga data 26 dhe në vazhdim është një periudhë që do të fokusoheni në planet që keni për të ardhmen, hapen përpara jush horizonte të reja. Është momenti që të veproni sa më mirë për të planifikuar të ardhmen tuaj. Disa nga këto plane është më mirë që të jenë sa më afatshkurtër. Kalimi i Afërditës në shtëpinë e dhjetë tuaj krijon shanset që ju të lulëzoni në karrierën tuaj dhe në jetën tuaj sociale.

Peshqit: Është një periudhë shumë e rëndësishme ku duhet të fokusoheni në marrëdhëniet tuaja në bashkëpunimet tuaj. Kujdes në datën 25 se si do i konceptoni gjërat dhe që sot dhe në vazhdim fokusohuni në burimet tuaja financiare dhe paralelisht kaloni në një periudhë që do të jetë shumë e mirë për dashurinë dhe krijimtarinë tuaj.

You may also like