Kush do të performojë në dasmën e Eglit dhe Gjestit? (Foto)

Mbrëmjen e sotme, në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4” do të zhvillohet një dasmë festive mes çiftit Gjesti dhe Egli Tako.

Advertisements

Kjo ceremoni vjen pas një kërkese të veçantë që banori i ka bërë Vëllait të Madh për të organizuar këtë moment të veçantë brenda shtëpisë.

Advertisements

Edhe pse kanë mbetur vetëm katër finalistë, atmosfera në shtëpi pritet të jetë e jashtëzakonshme, plot emocione si dhe të ftuar surprizë.

Për të shtuar gjallërinë e dasmës, do të performojnë dy këngëtarë të njohur të muzikës popullore, Remzie Osmani dhe Nexhat Osmani

Lajmin e ka konfirmuar vetë artistja përmes një postimi në profilin e saj në “Instagram”.

Ndërkohë kujtojmë se përveç çiftit Gjesti dhe Egli, në garë për çmimin e madh janë gjithashtu këngëtarja Rozana Radi dhe aktori Laert Vasili.

Finalja e madhe e “Big Brother VIP 4” do të zhvillohet të shtunën, më 19 prill, dhe pritet të kulmojë me emocione të forta dhe surpriza për publikun.