Kush do të shpërthejë në rrjetet sociale? Eksperti i IT-së zbulon shifrat që do përfitojnë personazhet e BB VIP3

by editor

“Elvis Myrtaj, gazetari, është njeri popullor, domethënë, ka aprovim në rrjetet sociale”

Eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi, ishte mëngjesin e kësaj të marte i ftuar në studion e emisionit “Wake Up”, ku ka folur për shifrat që mund të përfitojnë personazhet e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”.

Advertisements

Kallanxhi u shpreh se është duke punuar për të nxjerrë emrat e disa personazheve, të cilët do të kenë përfitime të mëdha në rrjetet sociale. Por ai shtoi se deri më tani ata duken shumë korrekt dhe ende nuk kanë prodhuar një kontent në mediat sociale.

Eksperti i IT-së e krahason me vitin e kaluar, ku vjet në këtë kohë ishte zbuluar dhe fituesi i “Big Brother VIP”, ndërsa këtë viti sipas Kallaxhit, banorët duken politikisht korrektë.

Advertisements

Gjithsesi gazetari Elvis Myrtaj, i duket ekspertit të IT-së një personazh që ka goxha popullaritet dhe ka aprovim në rrjetet sociale.

Pjesë nga intervista:

Advertisements

Shikon ndonjë nga banoret brenda “Big Brother” që ka mundësi fitimi?

Po përgatitemi të bëjmë diçka dhe të nxjerrim ca, por që ka disa personazhe interesantë që mund të…

Që mund të shpërthejnë në rrjetet sociale…

Elvis Myrtaj, gazetari, është njeri popullor, domethënë, ka aprovim në rrjetet sociale, prodhon aprovim në rrjetet sociale. Ky “Big Brother” më duket politikisht korrekt, pra njerëzit janë politikisht korrektë dhe kjo ndoshta nuk është shumë pozitive për të prodhuar kontent më mediat sociale. Sot një vit më parë thoshim që kishim fituesin e “Big Brother”, por këtë vit është shumë e vështirë për ta kuptuar. Gara këtë vit është më shumë e fortë. Po e studioj, do nxjerrim disa shifra.

You may also like