“Kush e largoi nga detyra si këshilltar në Oborrin Mbretëror”, ish-këshilltari zbulon detajete e bujshme: Elia më tha s’kemi më nevojë…

by editor

Ish-këshilltari i Oborrit Mbretëror, Murat Basha, tregoi në një emision televiziv arsyen e largimit nga detyra, pas vdekjes së Mbretit Leka Zogu I.

Advertisements

Ai tha se pas vdekjes së Mbretit, ka diskutuar me Princ Lekën tekda prezente ka qenë dhe Elia Zaharia, e fejuara e tij asokohe.

Advertisements

Basha tha se ka qenë kjo e fundit që është shprehur se nuk kanë nevojë për këshillat e tij në çështjet mbretërore.

Murat Basha: Kam qenë pranë Mbretit, me pozicione të ndryshme të rëndësishme. Jam takuar me Mbretin në ’91, kur erdhi të vizitojë kampet e refugjatëve në Itali se unë atje u vendosa më pas. Që prej asaj dite nuk jemi ndarë më. Në ’98 Princ Leka kishte në tabelë të zezë në dhomë, ku kishte shumë gjëra për UÇK-në. Në atë kohë thoshte dua të shkoj luftëtarë i UÇK-së, Mbreti Zog i thoshte që ku dot ë shkosh se je vetëm 17 vjeç. Por ai thoshte se di ta përdor armën, se ti më ke mësuar. Në 2002 më pas erdhi familja mbretërore këtu.

Murat Basha: Në 2010 pasi ndërroi jetë Mbreti Zog, një muaj e pak, shkova takova Princin dhe i thash, ishte bashkë me të fejuarën (Elia Zaharia), i thash unë dihet çfarë roli kam pasur, kam qenë Këshilltar i Mbretit. I thash nëse ju keni nevojë për njohuritë e mia unë jam në disponim. Më pas është hedhur Elia dhe tha që nuk kemi nevojë dhe më pas i kam dhënë dorën e kam ikur.

Grida Duma: Disponon pasuri Princ Leka, çfarë kanë në pronësi?

Murat Basha: Kanë shtëpinë, Vilën e Durrësit, por më duket e ka shitur dhe prona të tjera, por unë jam marrë me politikën. Janë rehat. Princ Leka dhe Elia kanë bërë një marrëveshje përpara divorcit, për pjesën e ndarjes së pasurisë. Unë pata shumë keqardhje dhe dje kur e pashë atë videoje atë dnjeva. Për atë djalë ndjej shumë keqardhje.

You may also like